Institucionet shëndetësore në Kosovë kanë bërë me dije se ka mungesë të rezervave me gjak.
Këtë e konfirmojnë edhe në Qendrën e Transfuzionit të gjakut, sipas të cilëve numri i dhuruesve vullnetarë, ka rënë kohëve të fundit.
Drejtoresha e Qendrës, Bukurije Zhubi tha se ka mungesë të gjakut, sidomos të atyre me Rh negativ.
Nga ky institucion bëjnë apel që për më shumë dhurues, raporton KlanKosova.