
Një 19-vjeçar ka mbetur i vdekur pas të shtënave me armë drejt turmës që protestonte për vrasjen e George Floyd në Detroit, SHBA.
I riu u qëllua rreth orës 11:30 (lokale), afër rrugëve të Kongresit dhe Randolph, sipas një njoftimi nga Departamenti i Policisë në Detroit.
Policia beson se një i dyshuar i panjohur në një Dodge Durango gri u tërhoq dhe gjuajti në turmë, dhe më pas u arratis. 19-vjeçari vdiq në një spital.
Sipas mediave amerikane, Një makinë tip fuoristadë në ecje ka qëlluar më armë një turmë njerëzish, të cilët po demonstronin për vrasjen e afro-amerikanit, George Floyd.
19-vjecari u transportua menjëherë në spital por nuk ia doli dot të shpëtonte.
Nndërkohë protestat kanë shpërthyer në të gjithë SHBA. Protetestuesit kërkojnë drejtësi për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd nga oficerët e policisë.