×
  • Lajme
  • Lajme

    PZAP ia hodhi poshtë, VV ankohet në Supreme për votat e LDK-së të ardhura me postë

    FrontOnline
    21 Mars 2025

    Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Gjykatën Supreme një ankesë lidhur me procesin zgjedhor të postave të ardhura me postë pasi ia hodhi poshtë Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

    Vetëvendosje akuzon LDK-në për manipulim të votave të ardhura përmes postës.

    “Lëvizja VETËVENDOSJE! duke qenë e bindur dhe duke e dëshmuar me fakte e prova të pakontestueshme skemën kriminale të manipulimit me vota përmes postës, sot brenda afatit ligjor ka dorëzuar në Gjykatën Supreme ankesën e saj në lidhje me këtë proces. Lëvizja VETËVENDOSJE! edhe njëherë kërkon anulimin e 18.933 votave të LDK-së të ardhura në mënyrë të manipuluar, rivotimin me postë dhe largimin nga lista të kandidatëve që kanë marrë vota në mënyrë të pakrahasueshme më shumë përmes votimit me postë sesa në vendvotime në Kosovë dhe moszëvendësimin e tyre me anëtarë të tjerë të LDK-së”, tha kjo parti.

    Vetëvendosje thotë se vetëm përmes pranimit të ankesës së saj mund “të rivendoset legjitimiteti” i zgjedhjeve në Kosovë.

    “Faktet kanë dëshmuar për një vjedhje industriale të votave dhe presim nga Gjykata Supreme që të korrektojë vendimin e padrejtë të PZAP-së e të marrë vendimin e duhur për ta parandaluar një precedent të tillë në të ardhmen”.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Mars 2025
    Lulzim Peci, drejtor i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), ka thënë se administratën Trump e sheh si rrugë...
    Lajme22 Mars 2025
    Në pjesën veriore të vendit, gjatë ditës së sotme, policisë i doli punë në dy raste të ndara, duke arrestuar dy persona...
    Lajme22 Mars 2025
    Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea ka folur për marrëveshjen e cila u nënshkrua disa ditë më parë në Tiranë nga ministrat e Mbrojtjes...
    Të tjera
    Lajme22 Mars 2025
    Gazetari shqiptar, Blendi Fevziu, ka deklaruar se lufta e Kosovës dhe pavarësia e Kosovës janë ndër ngjarjet që ia formuan karakterin e...
    Lajme22 Mars 2025
    Thatësia e madhe që po mbretëron në viset tona ka gjasa që të zbutet sadopak gjatë ditëve të ardhme me ardhjen e...
    Lajme22 Mars 2025
    Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Pirro Vengu pas publikimit sot të deklaratës së plotë ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, ka...
    Vip22 Mars 2025
    Banori i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, është filmuar të shtunën duke kaluar një moment emocionalisht të rënduar brenda shtëpisë së...
    Bota/Rajoni22 Mars 2025
    Gazetari Blendi Fevziu ka rrëfyer tri nga ngjarjet që e kanë formuar karakterin që ai sot ka. Fevziu përmendi luftën e Kosovës...
    Lajme22 Mars 2025
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për pranimin në prova materiale të disa dokumenteve që pretendohet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.