×
  • Lajme
  • Lajme

    Shea: Marrëveshja Kosovë-Kroaci-Shqipëri s’është e drejtuar kundër Beogradit

    FrontOnline
    22 Mars 2025

    Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea ka folur për marrëveshjen e cila u nënshkrua disa ditë më parë në Tiranë nga ministrat e Mbrojtjes të Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë. Shea ka thënë se është domethënëse që vendet e tjera në rajon kanë treguar shpejt një interes për t`iu bashkuar marrëveshjes trepalëshe.

    Ai ka deklaruar se ajo marrëveshje s’është e drejtuar kundër Beogradit.

    “Të tre vendet e kanë bërë të qartë se marrëveshja e tyre e mbrojtjes nuk është e drejtuar kundër Beogradit, por është krijuar për të rritur bashkëpunimin mes tyre. Është domethënëse që vendet e tjera në rajon kanë treguar shpejt një interes për t’iu bashkuar marrëveshjes trepalëshe. Është inkurajuese që vendet e rajonit po marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre dhe e bëjnë këtë duke ndihmuar njëri-tjetrin”, tha Shea për RTK.

    Kosova, Shqipëria dhe Kroacia ditën e sotme kanë publikuar tekstin e plotë të marrëveshjes për aleancë ushtarake, e cila u nënshkrua nga ministrat e Mbrojtjes të tri shteteve më 18 mars në Tiranë.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Prill 2025
    Deputeti Asllani nga komuniteti ashkali: Zgjidhja duhet të vijë nga partitë e mëdha, nuk i takon askujt t’i tregojë VV-së kë të...
    Lajme29 Prill 2025
    Deputeti nga komuniteti rom, Ablert Kinolli, për FrontOnline ka komentuar ngërçin institucional në Kuvendin e Kosovës, duke bërë thirrje për kompromis dhe...
    Lajme29 Prill 2025
    Veton Berisha: Të arrihet një marrëveshje politike – S’ka kuptim të shkohet më në Kuvend, nëse nuk ndryshon asgjë Deputeti nga komuniteti...
    Të tjera
    Lajme29 Prill 2025
    Deputetja boshnjake, Emilja Rexhepi, derisa ka folur për situatën politike, ka shprehur mbështetje për kandidaturën e Albulena Haxhiut për Kryetare të Kuvendit...
    Lajme29 Prill 2025
    Sot në Deçan do të mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të grantit ndërmjet Ambasadës Japoneze në Kosovë dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare...
    Lajme29 Prill 2025
    Ngjarjet e datës 29 prill: Vazhdimi i seancës konstituive. (Salla plenare, ora 10:00) Mbahet sesioni informues mbi Mbrojtjen e të Dhënave Personale,...
    Lajme29 Prill 2025
    Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot në ora 10:00 për të vazhduar përpjekjet për zgjedhjen e kryetarit të ri të...
    Lajme29 Prill 2025
    Me kthjellime e diell parashihet dita e martë. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 4-10m/s. Mëngjesi do të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.