×
  • Lajme
  • Lajme

    Peci: Përmes administratës Trump mund të arrihet normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    22 Mars 2025

    Lulzim Peci, drejtor i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), ka thënë se administratën Trump e sheh si rrugë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

    Kjo pasi sipas Pecit, Ballkani do të kalojë përfundimisht në hemisferën perëndimore, derisa letrat e presidentit Donald Trump, do të thonë më mirë për Perëndimin.

    Nuk po mendohet vetëm se si të dilet nga situatat e tanishme, edhe në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, duke përfshirë atë të Brukselit dhe të Ohrit, por të bën edhe hapa vendimtar drejt marrëveshjes përfundimtare. Teorikisht po, praktikisht duhet të shohim, do të varet shumë edhe nga lëvizjet gjeopolitike në Evropë, të shohim edhe si do të shkojë procesi i Ukrainës. Unë sa arrij të lexojë politikën e administratës së Trumpit, po më duket që Ballkani do të kalojë përfundimisht në hemisferën perëndimore, edhe kjo ka gjasë të arrihet në marrëveshjen të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta bëjnë edhe me Rusinë për përfundimin e luftës në atë vend”.

    “Letrat që i përmendte presidenti Trump do të jenë më të mira për Perëndimin për të bërë hapin vendimtar drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai në emisionin “Info Magazine” të Klan Kosova.

    Tutje, ish-diplomati foli edhe për takimin me emisarin e ri për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, e për të cilin tha se po shfaq optimizëm drejt normalizimit të raporteve mes dy vendeve.

    “Unë kam qenë pjesëmarrës në takimin me Sorensen, ku ishin edhe përfaqësues të tjerë të shoqërisë civile. Nga ai takim mund të them se zoti Sorensen nuk ishte pesimist për sa i përket procesit të dialogut, rrezatonte optimizëm, e tha dhe vetë. Por në anën tjetër zoti Sorensen e njeh fort mirë rajonin, njeh Kosovën, Serbinë, Maqedoninë, Bosnjën, edhe mund të them se kjo bisedë ka qenë bisedë shumë përmbajtësore, e cila nuk ka qenë e ndërlidhur vetëm me zbatimin e marrëveshjeve të cilat zotit Sorensen i sheh si të domosdoshme, mirëpo edhe për përgatitjen e terrenit për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë”.

     

    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2025
    Pas lajmit të mirë për gjetjen e voglushit Alp Krasniqi, ka reaguar edhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. Hyseni ka falendëruar të...
    Lajme28 Prill 2025
    Alp Krasniqi, shtatë vjeçari që u raportua i zhdukur në Komunën e Gjilanit, është gjetur falë angazhimit masiv të ekipeve të kërkim-shpëtimit...
    Lajme27 Prill 2025
    Në mbrëmjen e së dielës ka nisur operacioni i kërkimit të Alpit të vogël nga Gjilani. Ai është raportuar i zhdukur nga...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2025
    Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë parashtruar kallëzim penal ndaj një shtetasi të Kosovës, pasi i njëjti dyshohet se tentoi të hyjë...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Rusia ka sulmuar Ukrainën me 8,500 bomba, 200 raketa dhe 3,000 dronë që kur Kievi propozoi një armëpushim 30-ditor, ka thënë presidenti...
    Lajme27 Prill 2025
    Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se sot shënuan 27 Prillin, Ditën e të Zhdukurve me Dhunë, duke bërë...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve pasi një automjet u përplas me turmën në një festival rrugor në Vankuver të...
    Lajme27 Prill 2025
    Një fëmijë ka humbur në qytetin e Gjilanit. Familjarë të tij kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët e vendit në gjetjen e tij....
    Lajme27 Prill 2025
    Pas reshjeve intensive të shiut që përfshinë qytetin e Pejës dhe shkaktuan daljen nga shtrati të disa kanaleve, autoritetet lokale kanë bërë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.