×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Punëtoret e Telekomit hyn në muajin e dytë pa rroga, të hënën dalin në protestë

    FrontOnline
    14 Nëntor 2020

    Është njëra ndër kompanitë publike më të mëdha.

    Por përkundër kësaj Telekomi i Kosovës nuk po ja del ti paguaj as punëtorët e saj.

    Kjo pasi që kësaj ndërmarrje i janë bllokuar llogaritë, pasi që ka humbur arbitrazhin ndërkombëtarë me kompaninë Dardafon.net.

    Por rreth 3 mijë punëtorëve të telekomit nuk I kanë marrë pagat e muajit tetor , madje ata nuk pritet as ti marrin rrogat e nëntorit.

    Për këtë arsye ata të hënën do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës.

    Këtë e konfirmon edhe kryetari i sindikatës së punëtorëve të telekomit.

    Kurse për dallim nga hera e parë ku protesta ishte paqësore , këtë Lamih Balaj nuk mund ta premton se do të ndodhë përsëri.

    Kurse për shkak të numrit të madh të rasteve më Covid-19 Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të mos lejoj grumbullimin e më shumë se 5 personave .

    Për ketë çështje T7 ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës se a do të lejoj që kjo protestë të zhvillohet, por këta të fundit nuk kanë kthyer përgjigje.

    Por, përgjigje për një gjë të tillë tashmë ka marrë kreu i sindikatës.

    Lamih Balaj bënë me dije se protesta nuk është lejuar.

    Telashet në telekom ka kohë që kanë filluar, ndërsa në këtë situatë ku punëtorët nuk mund të marrin as pagat, ka ardhur pas bllokimit të llogarive nga përmbaruesi privat.

    Share Now

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Ekonomi03 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mburret se  gjatë mandatit të tij në krye të Qeverisë janë rritur Investimet e Huaja Direkte...
    Ekonomi03 Shtator 2024
    Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka lënë prapa kolegët e tij anëtarë në shpenzimin e derivateve që mbulohen me...
    Ekonomi26 Gusht 2024
    Mbi 1 miliardë euro ka arritur fitimi neto i bankave komerciale në Kosovë nga viti 2015 e deri në gjysmën e këtij...
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar opozitën dhe Bashkimin Evropian pasi grupe serbe bllokuan pikat kufitare me Sebrinë. Ai ka shkruar...
    Lajme07 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në zbulimin e shtatores së ish-presidentit, Ibrahim Rugova në Podujevë. Osmani është shprehur se...
    Lajme07 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë mbërritur në Podujevë në ceremoninë e zbulimit të shtatores të ish-presidentit Ibrahim Rugova. I...
    Lajme07 Shtator 2024
    Gjykata Themelore në Ferizaj përmes aktgjykimit të përpiluar më 16 korrik 2024 e ka dënuar me 1 mijë euro gjobë avokaten Emine...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës në Kaçanik, “shënoi një moment...
    Lajme07 Shtator 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka ndarë mesazhin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, me rastin e përvjetorit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.