×
  • Lajme
  • Lajme

    Punëtorët e Lotarisë së Kosovës që pesë muaj pa paga

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    Kuvendi i Kosovës më 28 mars 2019, ka miratuar Ligjin, ku sipas të cilit mbyllen të gjitha lojërat e fatit në tërë Kosovën, përfshirë edhe lojërat të cilat organizohen nga Lotaria e Kosovës. Ligji ka hyrë në fuqi më 10 maj 2019 dhe nga ajo datë janë pezulluar të gjitha lojërat e fatit të lotarisë deri në miratimin e ligjit të veçantë për Lotarinë e Kosovës.

    Lotaria e Kosovës ia pa sherrin kazioneve. Ish qeveria Haradinaj, bashkë me bastorët e kazinot mbylli edhe këtë ndërmarrje publike. Ajo as nuk u shpallë ndërmarrje e falimentuar dhe as nuk u lejua të veprojë më pas. Që nga viti i kaluar po mbahet pezull, pasi qeveria po meton të bëjë një ligj të veçantë për të. Janë rreth 65 punëtorë të kësaj ndërmarrje që kanë mbetur pa punë, nga ana tjetër shumë biznese-bastore po e ushtrojnë veprimtarinë e tyre ilegale nëpërmjet shërbimeve online, shkruan lajmi.net.

    Shpresa Godanci, zyrtare e administratës në Lotarinë e Kosovës, njëherësh anëtare e shoqatës në këtë ndërmarrje, thotë se që një kohë të gjatë Ligji për lotarinë e Kosovës ka mbetur në Ministrinë e Financave.

    “Janë mbi 60 punëtor që kanë mbetur pa punë që nga viti i kaluar. Qeveria e kaluar na i ka paguar pagat në tersi deri në prill, por nga muaji Prill deri më tani punëtorët nuk kanë marr paga. Pra, janë bërë pesë muaj pa paga, në mesin e punëtorëve ka edhe nëna vetushqyese. Ata kanë edhe obligime tjera familjare, pastaj shuam nga ta kanë edhe kredi”, tregon për lajmi.net Godanci.

    Ndonëse, pa paga, ajo thotë se një pjesë e administratës akoma dalin në punë. “Ligji për lotarinë e Kosovës ka ngecur në Ministrinë e financave, nuk po lëvizë. Ne dalim në punë sepse dërgojmë komentet në shumë shkresa për qeverinë. Ne kemi obligime edhe ndaj kontraktorëve, pasi vitin e kaluar kemi nënshkruar një kontratë për Furnizim me terminale të integruara të lotarisë me një firmë kroate, ndërsa furnizim nuk ka mundur të bëhet”, shtoi tutje Godanci.

    Muharrem Shahini, drejtor në zyrën për marrëdhënie me publikun në Ministrinë e Financave tha se projektligji nga data 11 gusht deri më sot ka qenë në diskutim publik.

    “Bazuar në nenin 7 të Rregullores së Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 09/2011, Departamenti Ligjor ka vendos në konsultim paraprak Projektligjin për Lotarinë e Kosovës dhe pas përfundimit të konsultimeve paraprake, në bazë të Rregullores (QRK) NR. 05/2016 për Standardet minimale për procesin e konsultimit publik, Projektligji në fjalë është vendosur në Platformën e Konsultimeve Publike nga data 11.08.2020 deri më 01.09.2020”, tha Shahini për lajmi.net.

    Në shumicën e qyteteve të Kosovën, ndërmarrja ka rreth 30 pika të shitjes, Godanci tha se shumica tyre janë pronë private.

    Funksionimi i Lotarisë së Kosovës është bërë nëpërmjet Ligjit Nr. 04/L-080 për Lojërat e Fatit, që ka plotësuar dhe ndryshuar rregullimet e mëparshme që kanë datuar nga viti 1974. Sipas dispozitave të këtij Ligji, Lotaria e Kosovës ka pasur subjektivitet juridik dhe është menaxhuar nga Bordi Menaxhues i Lotarisë. Ndërkohë, Qeveria e Republikës së Kosovës më 02.08.2017 ka miratuar edhe Statutin e Lotarisë së Kosovë, që ka rregulluar çështjet e organizimit të Lotarisë së Kosovës dhe ka përcaktuar që forma e organizimit të jetë si shoqëri aksionare. Më vonë, me datë 28 mars 2019 me miratimin e Ligjit Nr. 06/L-155 për Ndalimin e Lojërave të Fatit, është shfuqizuar Ligji Nr. 04/L-080 për Lojërat e Fatit dhe aktet nënligjore që kanë derivuar nga ky Ligj.

    Ky Projektligj parasheh ri themelimin e Lotarisë së Republikës së Kosovës, i cili parashihet të jetë suksesor juridik i Lotarisë së Kosovës, i shuar me Ligjin Nr. 06/L-155 për Ndalimin e Lojërave të Fatit.Minsitria

    Krahasuar me legjislacionin paraprak që ka qenë në fuqi para hyrjes së fuqi të Ligjit Nr. 06/L-155 për Ndalimin e Lojërave të Fatit, ky Projektligj ka për qëllim rregullimin e funksionimit, udhëheqjes, dhe mbikëqyrjes së Lotarisë së Republikës së Kosovës. Pra, me këtë Ligj rregullohet organizimi dhe funksionimi i Lotarisë së Republikës së Kosovës (këtu e tutje Lotaria) llojet e lojërave të fatit të organizuara nga Lotaria, kushtet dhe mënyra e organizimit të lojërave të fatit, rregullat e lojës, mbikëqyrja e tyre dhe mënyra e shpërndarjes së të ardhurave nga lojërat e fatit të lotarisë.

    Në Projektligjin që e ka parë lajmi.net, në kapitullin e parë rregullohet qëllimi, fushëveprimi dhe definicionet që shfrytëzohen nga ky Projektligj.

    Në kapitullin e dytë të këtij Projektligji rregullohet fazat e organizimit të lojërave të fatit, ku përcaktohen llojet e lojërave të fatit që organizon Lotaria, rregullat e këtyre lojërave, mosha e pjesëmarrësve në këto lojëra, shtypja e tiketave, pjesëmarrja në lojëra, fondi i fitimit, tërheqja dhe pagesa e fitimit. Po ashtu, në këto dispozita rregullohet trajtimi tatimor i fitimit nga lojërat e fatit si dhe ndarja e dividendës nga të hyrat e Lotarisë.

    Në kapitullin e tretë të këtij Projektligji rregullohen çështjet e funksionimit të Lotarisë, ku përcaktohet që Lotaria ka subjektivitet juridik dhe ekskluzivitet në organizimin e lojërave të fatit, pa të drejtë delegimi apo autorizimi të subjekteve tjera. Po ashtu, këto dispozita përcaktojnë që Qeveria është aksionar i Lotarisë së Kosovës dhe organin mbikëqyrës i Lotarisë është Bordi i Lotarisë. Ky Bord, i cili propozohet të ketë mandat 4 vjeçar, sipas këtyre dispozitave emërohet sipas kritereve të qarta që garantojnë cilësi, dhe procedurave transparente.

    Në kapitullin e fundit të këtij Projektligji rregullohen përgjegjësitë suksesore të Lotarisë, ku Lotaria përcaktohet si suksesor juridik i ish Lotarisë së Kosovës dhe ku kjo organizatë e re merr përsipër të gjitha obligimet dhe benifitet si suksesor. Po ashtu, kjo organizatë merr përsipër edhe punësimin e ish punëtorëve të Lotarisë, përfshirë edhe një pjesë të mandatit të Bordit.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Koordinatori për Financa në Partinë Denokratike të Kosovës ka thënë se shpërndarja e buxhetit nga qeveria aktuale në kohë fushate dëshmon dështimin...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës, ka akuzuar ashpër Qeverinë Kurti për mungesë vizioni dhe qeverisje të dështuar. Madje vendimin e dhënë sot, për...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Ish-kryenegociatori, Avni Arifi ka reaguar ndaj vendimeve të kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për logjikë mashtruese dhe përpjekje për të manipuluar...
    Të tjera
    Vip22 Dhjetor 2024
    Gresa ka shkaktuar shumë të qeshura tek banorët, duke folur në të folmen e Tetovës. “Aaa, Rovenes i dol gjumi, hajt shko...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Policia në Vushtrri në orët e para të së dielës ka ndaluar një automjet ku gjatë kontrollit ka gjetur një armë tytë-shkurtër...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Njëqind e gjashtëdhjetë çerdhe për fëmijë premtoi Qeveria e tanishme e Kosovës në vitin 2021, kur mori detyrën. Qëllim i deklaruar i...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Gjesti dhe Xheneta kanë diskutuar lidhur me darkën e mbrëmshme. Fillimisht Xheneta nuk denjonte të zgjohej nga shtrati. “Nuk jam t’u e...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ja çfarë dihet deri më tani për njeriun që u arrestua si i dyshuari për sulmin me makinë në një treg Krishtlindjesh...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një helikopter është rrëzuar mëngjesin e sotëm në spitalin Mugla në jugperëndim të Turqisë, ku si pasojë humbën jetën katër anëtarë të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.