×
  • Lajme
  • Lajme

    Punëtorët e AKP-së shprehen të shqetësuar rreth barazisë gjinore në pozita të larta në AKP

    FrontOnline
    16 Prill 2024

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, të martën ka diskutuar lidhur me peticionin e punëtorëve të AKP-së. Në këtë mbledhje të Komisionit kanë qenë të ftuar përfaqësuesit e 23 punëtorëve nënshkrues, raporton Ekonomia Online.

    Ndërsa, prezent ishte Drita Gjonbalaj, përfaqësuese e AKP-së, e cila tha se shpreh shqetësim lidhur me barazinë gjinore në pozita të larta në AKP.

    Sipas Gjonbalajt, punëtorët në AKP po keqpërdorin pozitat e larta kurse punën më të madhe e bëjnë gratë.

    “Përkundër deklarimeve politikë gruas nuk i është dhënë hapësirë në çështje vendimmarrësve, përkundër faktit se ajo ka treguar potencial në sfera të ndryshme. Gratë në AKP kanë pozita të ulëta, është bërë diskriminim i madh i grave në pozita të larta drejtuese aty”, tha Gjonbalaj.

    E njëjta, shtoi se po dominon patriarkalizimi dhe po shkatërron institucionet e shtetit.

    “Në konkursin e fundit kërkohet përvojë në pozita menaxheriale dhe të aplikojnë vetëm personat në pozita drejtuese. AKP ka bërë dhe po bën diskriminim gjinor ndaj meje dhe ndaj tjerëve.  Në konkurse ftohen vetëm meshkujt, që nga viti 2008 udhëheqësit e AKP-së më kanë penguar të avansohem në detyrë. Kërkoj ta zbatoni vendimin e institucionit të avokatit të popullit të bëhet hetim si kanë ndodhur udhëheqja dhe si kanë ndodhur punësimit”, tha ajo.

    One Stop Shop i Petrol Company, një market ndryshe në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Lajme18 Maj 2024
    Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Një kërkesë e...
    Lajme18 Maj 2024
    Prishtina ka pesë strehimore, por vetëm dy prej tyre janë të gatshme për shfrytëzim me kapacitet për 3 mijë banorë. Prizreni i...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.