×
  • Lajme
  • Lajme

    Pula: Vizita e Donfried dhe Escobarit tregon interesin e ShBA-së ndaj Kosovës

    FrontOnline
    25 Prill 2022

    Pas vizitës së tre senatorëve amerikanë javën e kaluar në Kosovë, edhe dy zyrtarë të lartë amerikanë vijnë për vizitë në Prishtinë. Ndihmës Sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euro-aziatike, Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari për Çështje Evropiane dhe Euro-aziatike, Gabriel Escobar do të takohen me krerët e shtetit.

    E njohësi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Shqipërim Pula në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se kjo vizitë është e rëndësishme dhe tregon interesin amerikan ndaj Kosovës.

    Mula shtoi se të gjitha shtetet aleate të cilat duan të ndihmojnë Ballkanin Perëndimor sikur duan ta kornizojnë afatin kohor të arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    “Vizitat e javës së kaluar nga ana e senatorëve amerikan dhe vizita e sotme e Gabriel Eskobar përfaqësuesit të shtetit amerikan për Ballkanin perëndimor ne veçanti për çështjen e statusit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë  ngërthen në vete porosi por edhe presion do të thoja fakti se tani më zgjedhjet në serbi kanë përfunduar. Të gjitha shtetet aleate të cilat duan të ndihmojnë Ballkanin perëndimor sikur duan ta kornizojnë afatin kohor të arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet dy vendeve tona Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Pula për EO.

    Sipas tij, me ardhjen e qeverisë së re sikur ka një prolongim të qëllimshëm, andaj ardhjet e shpeshta dhe porositë bënë me dije se udhëheqësve institucional se nuk mund të shmangin dialogun.

    “Tani se çfarë porosi do të japë Gabriel Eskobar dhe çfarë porosi kanë dhënë të tjerët gjatë javës që lamë pas është e rëndësishme ato porosi të jenë të unifikuara për shtetin e Kosovës që përfaqësuesit institucional shtetëror ti vlerësojnë ato dhe të shohin se çfarë saktësisht mund të jetë e pranuar për jetësim të tyre nga ana e shtetit të Kosovës. Ka një përshtypje sikur me ardhjen e kësaj qeverie të re se ka një prolongim të qëllimshëm prandaj për ta evituar përshtypjen e tillë ardhjen e shpeshta dhe porositë që po lëshohen karshi udhëheqësve institucional të Kosovës është për të bërë me dije se nuk mund të shmanget dialogu por të bëhemi pjesë e saj dhe përfarimin për arritjen e një zgjidhje”, tha Pula.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.