×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohet video skema: Si u qëllua Azem Hajdari, çfarë i tha Fatmir Haklaj

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Azem Hajdari doli nga selia e Partisë Demokratike për të verifikuar një makinë të dyshimtë që qëndronte aty prej pak orësh.

    Ishte pikërisht kjo prita e ngritur ndaj ish-deputetit, i cili u qëllua për vdekje bashkë me truprojën e tij Besim Çerja.

    Gazetari Ferdinand Dervishi gjatë një interviste në emisionin “Opinion” ka sjellë në variantin 3D skemën e vrasjes.

    Në momentin e ngjarjes shihet se si truproja Besim Çerja bllokon me duar automatikun e Fatmir Haklajt, ndërsa mbi të qëllon me një pistoletë Jaho Salihi.

    Ndërkohë, gazetari Ferdinand Dervishi, i cili ka botuar edhe një libër mbi këtë ngjarje, tha se në momentin e vrasjes, janë shkëmbyër vetëm dy fjalë: U takuam edhe një herë.

    Dervishi tha se Azem Hajdari duhet të jetë telefonuar në telefonin fiks për t’u nxitur që të dilte, sepse në celularin e tij nuk kishte patur thirrje prej 2 orësh.

    “Mendohet se nga brenda PD-së i është thënë Azemit ose Sali Lushës të verifikohej kjo makinë. Në telefonin e Azemit prej 2 orësh nuk ka patur telefonatë. Kur ka shkuar Azemi, i pari që i ka ardhur ka qenë Besim Çerja, ndërsa Zeneli pak hapa më mbrapa. Në mometin kur Azemi shkon afër makinës Fatmir Haklaj ka hapur derën e makinës dhe ka ardhur me kallashnikov në dorë. Aty është shqiptuar një fjali e vetme: U takuam edhe një herë”, tha Dervishi.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.