×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Publikohet parashikimi për vjeshtën 2020, stinët e vitit kanë “ndërruar” thuajse tërësisht

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Sezoni i stuhive të këtij viti do të jetë ndoshta më i vështirë për Amerikën e Veriut sesa për Evropën, por numri i shtuar i sistemeve tropikale gjithashtu do të thotë rritje të shanseve që stuhitë tropikale përtej Atlantikut të tërhiqen drejt Evropës Perëndimore.

    Sipas meteorologut të AccuWeather, Tyler Royce, shirat tropikalë mund të ndikojnë në Evropë, kështu që ne mund të kemi gjithçka nga erëra të buta deri në shpërthime të forta, nga më pak reshje deri përmbytje të mëdha.

    Në gjysmën e parë të këtij sezoni, priten më shumë stuhi në pjesën veriperëndimore dhe perëndimore të Evropës, por nuk do të thotë se do të kursehet as Evropa jugperëndimore.
    AccuWeather gjithashtu deklaron se kalimi nga vera në vjeshtë nuk do të jetë i dukshëm për shumë evropianë sepse temperaturat e larta do të vazhdojnë për një kohë të gjatë dhe temperatura të tilla pritet të jenë të pranishme në pjesën perëndimore dhe qendrore të kontinentit deri në fund të shtatorit. Në Spanjë, kombinimi i nxehtësisë dhe erërave të thata mund të sjellë mot të ngrohtë mbi mesataren në pjesën e parë të vjeshtës.

    Vjeshta 2020 parashikohet e nxehtë në Rusi respektivisht në Siberi, ndërsa Skandinavia dhe disa pjesë të Evropës verilindore do të jenë me mot të thatë. Vjeshtë e nxehtë dhe e lagësht parashikohet edhe për Evropën qendrore dhe perëndimore, ndërsa Gadishulli Iberik dhe Ishujt Britanik do të goditen nga sisteme të shumta stuhish ex-tropikale. Kjo për shkak se sezona e uraganëve parashihet të jenë jashtëzakonisht aktive dhe shumë mbetje të uraganëve dhe stuhive tjera tropikale nga Amerika dhe Oqeani Atlantik do të përplasën në Evropë e më së shumti në Britaninë e Madhe, Portugali dhe Spanjë duke mos përjashtuar edhe Francën, Gjermaninë, Holandën, Belgjikën etj.

    Gjithnjë sipas AccuWeather Alpet evropiane do të bllokohen nga reshjet e dendura të borës afërsisht kah gjysma e vjeshtës, kurse reshje bore mund të ketë edhe në viset kodrinore-malore të Gadishullit Ballkanik gjatë kësaj periudhe. Reshjet e hershme të dëborës mund të shkaktojnë dëme në disa rajone në Gadishullin Ballkanik thekson AccuWeather. Bora mund të lajmërohet herët

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.