×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Publikohen përgjime të reja për Mickoskin

    FrontOnline
    27 Qershor 2020

    Sërish publikohen bomba. Në kanalin “Reket 2” në “Jutjub” janë publikuar biseda të incizuara ku dëgjohet duke folur lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski me Zoran Milevski – Kiçeec nga rasti “Reket” dhe Sllobodanka Aleksovska, ish-drejtoresha në Agjencisë për punësim.

    “Bombat” supozohet se janë incizuar gjatë takimeve për arritjen e konsensusit për fatin e “bombave” dhe të PPS-së. Mickoski dëgjohet se si në takime ka kërkuar që të t’i jepet fund lëndës “Perandoria” ku i dyshuar kryesor është Orce Kamçev denoncuesi i rastit “Reket”. Mickoski flet për ndihmën që Kamçev ia ka dhënë për të shlyer borxhet e udhëheqësisë paraprake të partisë.

    “Ne, Zoki u morëm vesh që të takohemi gjatë kësaj periudhe. Nuk arrita të takohem me të, me zgjedhjet filluam, por e anuluam, ai diçka kishte vorrime apo ku di çfarë dhe sërish unë e anulova dhe kështu diçka, nuk arritëm të takohemi, të tregoj kështu, në mënyrë objektive. Personalisht dua ta shoh, sepse më ka ndihmuar, sepse ishte borxhli i motrës së tij nga paraardhësit e mi, e di ti ke qenë i pranishëm në atë bisedë kur tha “Nuk duhet asgjë”. Tash, mua, para një viti e gjysmë kur hyra në parti nuk kisha rrymë, ishte shkyçur rrjeti kabllovik”, tha Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së.

    I përgjigjet Aleksandrova: “Kur ishte më së keqi”.

    Ndërhyn Kiçeec: “E di shumë mirë si është. Bashkë ishim. Unë isha aty. Atë e kemi bërë edhe unë dhe atë muhabet”.

    Pas kësaj Mickoski vazhdon të tregojë se për këtë gjatë negociatave për Ligjin për Prokurori Publike ka luftuar që të përfundojë lënda. Ai nuk e përmend emrin e lëndës por duke u bazuar në “bombat” paraprake supozohet se bëhet fjalë për lëndën “Perandoria” kundër Orce Kamçevit.

    “Aty puna nuk është kryer. Sepse, ky ligj për prokurorinë publike, nëse miratohet siç është, ajo lëndë nuk do të përfundojë. Përkundrazi, ta dini, i vetmi që po lufton për momentin jam unë”, tha Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së.

    Bombat i komentoi Mickoski. Thotë se ato janë montuar pjesë – pjesë dhe janë publikuar nga LSDM-ja.

    “Ato biseda prehen dhe montohen pjesë- pjesë sipas nevojës së LSDM-së dhe Zoran Zaevit. Mendojnë se ajo do të ndihmojë diçka në fushatën e tyre në uljen e debaklit që do ta përjetojnë. Ajo që thuhet aty, unë edhe e kam thënë. Po, kur e kam marrë funksionin e liderit të VMRO-DPMNE-së para 30 muajve, ishte në situatë të vështirë financiare, me pronë të bllokuar”, tha Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së.

    Ndërkaq lideri i LSDM-së, Zoran Zaev mohon se dikush nga partia që udhëheq ai i ka publikuar bombat.

    “Po shohim se si janë incizuar takime nga të gjithë njerëzit. Supozoj se dikush që ka qenë në ato takime, i ka incizuar ato biseda. Kur Zoran Zaev posedonte dëshmi i publikonte ato në mënyrë transparente në LSDM dhe gjithmonë kur do të kemi dëshmi do t’i publikojmë dhe do t’i dorëzojmë te institucionet”, tha Zoran Zaev, lider i LSDM-së.

    Negociatat për Ligjin për prokurori publike u zhvilluan për më shumë se një vit. Dallimi më i madh siç thuhej nga liderët në publik, ishte për të se cilat bomba duhet të përdoren si material gjyqësor pasi Prokuroria Speciale të kalojë në Prokurorinë Publike.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    Të paktën tre persona kanë humbur jetën në një aksident autobusi në Norvegji, ku edhe katër të tjerë janë në gjendje të...
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    NATO tha të premten se do të rrisë praninë e saj në Detin Baltik, pas dyshimeve për dëmtim të një kablloje elektrike...
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Shqipëri ka konfirmuar se dhe shteti shqiptar është prekur nga “Murtaja Afrikane e Derrave”. Sipas...
    Të tjera
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Telekomi i Kosovës, ka reaguar për shkrimin me titull “Sot u vendos nga Murati në krye të inteligjencës financiare, por Rraci e...
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Shqipëri ka konfirmuar se dhe shteti shqiptar është prekur nga “Murtaja Afrikane e Derrave”. Sipas...
    Sport27 Dhjetor 2024
    Federata e Futbollit e Kosovës ka treguar sot “dorën e hekurt” me një vendim të marrë rreth Llapit dhe kryetrajnerit të tij,...
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    Nevzad Lutfiu ka bërë të ditur se sot e ka përfunduar mandatin e tij si kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar. Në një...
    Sport27 Dhjetor 2024
    Klubi mbretëror, Real Madridi thuhet se është i bindur se do të arrijë marrëveshje gjatë janarit me yllin e Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold....
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Pas përfundimit dhe inaugurimit të sporteleve në Radiologji dhe në Biokimi në pjesën e parë të muajit dhjetor, sot kryeministri i Republikës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.