×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohen pamjet e gjuajtjes me armë në Prishtinë ku u shkrepën 21 plumba

    FrontOnline
    03 Tetor 2020

    Hamdi Novobërdaliu i njohur me nofkën “Turku” ka zbrazur një karikator të tërë mbi veturën e Andi Pajazitit i njohur si “Italiani”, gjatë ditës së enjte në qendër të Prishtinës.

    Në një video ekskluzive të siguruar nga Gazeta Insajderi shihet se si “Turku” gjuan me armë teksa vetura e “Italianit” është duke lëvizur.

    “Turku” ndërron dy karikator të revoles dhe gjuan pa ndalë, ku pastaj shihet duke u arratisur.

    Rasti është lajmëruar nga Andi Pajaziti edhe në polici.

    Sipas detajeve të policisë rasti ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati” në orën 12 të ditës, ndërsa në vend ngjarje policia ka gjetur 21 gëzhoja të revoles.

    “Rr. Isa Kastrati, Prishtinë 01.10.2020 – 12:41. Ankuesit meshkuj kosovarë, raportojnë se derisa ishin duke lëvizur me veturë, një person i dyshuar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, mirëpo përveç dëmeve materiale në veturë, nuk kishte të lënduar. Në vendin e ngjarjes, janë gjetur rreth 21 gëzhoja. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati”, thuhet në raporton e policisë.

    Kjo nuk është përleshja e parë në mes këtyre dy personave. Në shtator të këtij viti, Andi Pajaziti – “Italiani” dyshohet se kishte tentuar ta privojë nga jeta Hamdi Novobërdaliun – “Turkun”.

    Lidhur me këtë, policia kishte arrestuar, Pajazitin.

    Pajaziti i njohur edhe si “Italiani” është i përfshirë po ashtu edhe në rastin “Duplex”.

    Andi Pajaziti – “Italiani” siç ka raportuar Insajderi është një mik dhe bashkëpunëtorë i ngushtë i Astrit Mehmetit i njohur me nofkën ‘Llepota’. I cili ende është në arrati dhe kërkohet nga policia.

    Ndërsa, Hamdi Novobërdaliu – “Turku” në vitin 2018 ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, me katër vjet burg për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

    Novobërdaliu, akuzohej se me qëllim të hakmarrjes, në vitin 2011, ka dashur ta provojë nga jeta Florim Arifin.

    Për veprën penale “vrasje e rendë në tentativë”, Noverberdaliu, u dënua me tri vite e gjashtë muaj, ndërsa për “armëmbajtje pa leje”, ishte dënuar me një vit burgim, por gjykata vendosi që me dënim unik, të njëjtin e dënoi me katër vite burgim.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar veprimtarin e gazetarin Enver Maloku në 26- vjetorin e vrasjes. Ajo tha se Enver Maloku ishte profesionist...
    Lajme11 Janar 2025
    Njohësi i ekonomisë, Imer Raci, për FrontOnline ka folur lidhur me premtimet e partive politike për rritje të pagave, duke theksuar se...
    Lajme11 Janar 2025
    Një person është arrestuar dhe lokalizuar të premten në rrugën “Sheshi i Arbërit” në Prishtinë, pas kishte urdhër arrest ndërkombëtar. Në raportin...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka bërë apel tek të gjithë qytetarët e vendit që të kenë kujdes gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara...
    Lajme11 Janar 2025
    Nga sot ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të këtij viti. Fushata do të zgjasë për një...
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës tha se duke u bazuar në ligjet pozitive të vendit dhe autorizimeve si agjencion kyç për sigurinë publike në...
    Lajme11 Janar 2025
    Moti për sot parashikohet të jetë i vranët, me reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3°C deri -1°C, ndërsa maksimalet...
    Lajme11 Janar 2025
    Kosova edhe zyrtarisht ka hyrë në fushatën zgjedhore për zgjedhjet, të cilat do të mbahen me 9 shkurt 2025. Partitë politike tashmë...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Verma përmes...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.