×
  • Lajme
  • Lajme

    Pse Presidenti Thaçi mori me vete liderin e AKR’së në Stamboll te Erdogani?

    FrontOnline
    20 Shtator 2020

    Shefi i Shtetit, Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Turqi bashkë me liderin e AKR’së, Behgjet Pacollin, i cili është edhe deputet i Parlamentit të Kosovës. Nuk dihet pse Pacolli ka udhëtuar për në Stamboll bashke me Thaçin.

    Hashim Thaçi ka realizuar një udhëtim jo të zakonshëm këtë vikend. Ka shkuar në Stamboll bashkë me liderin e AKR’së, Behgjet Pacollin në rezidencën presidenciale turke.

    Por, pse ka shkuar Pacolli në Turqi bashkë me Presidentin?

    Përgjigje nuk kanë dhënë as në Presidencë dhe as në AKR.

    Nuk ka folur as Pacolli për këtë udhëtim pavarësisht se Express ka provuar të marrë një version të tij se pse ka shkuar në Stamboll me Presidentin Thaçi.

    Udhëtimi i Shefit të Shtetit në Turqi po ndodh pak ditë pasi Kosova vendosi të hapë ambasadën në Jerusalem për çka Turqia kishte lëshuar një reagim duke kundërshtuar një hap të tillë të Kosovës.

    Raportet Kosovë-Turqi ishin përmirësuar kur Presidenti Thaçi realizoi një kërkesë të Erdoganit për t’i deportuar gjashtë përkrahës të Gulenit për në Turqi.  E gjithë ngjarja kishte ndodhur në maj të vitit 2018.

    Ndërkohë, të njëjtit janë dënuar me 65 vjet burgim pse kanë përkrahur Fetullah Gulen.

    Në kohën kur ishin deportuar gjashtë turqit nga Kosova në krye të diplomacisë kishte qenë Behgjet Pacolli.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po udhëtonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, njoftoi zyra e...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Të tjera
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.