×
  • Opinione
  • Opinione

    Pse opozita duhet t’i shkojë në takim Kurtit?

    FrontOnline
    20 Tetor 2022

    Vizitat e shpeshta të të dërguarve të SHBA-së e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, është në favor të Kosovës.

    Albin Kurti, si kryeministër i Republikës, nuk mund të bëjë asnjë kompromis pa unifikim të brendshëm, ani pse i ka 50+. Prandaj edhe i ka thirrur në takim krerët e opozitës. Mendoj se Kurti duhet t’i takojë edhe liderët që nuk janë në Kuvend, si Nisma, AKR e PSD.

    Dialogu nuk është vetëm politikë e jashtme. Opozita duhet t’i shkojë në takim Albin Kurtit, sepse është mirë për Kosovën, por jo edhe për Kurtin si politikan.

    Nëse opozita nuk i shkon në takim, Kurti mund t’iu thotë ndërkombëtarëve se nuk e ka mbështetjen e opozitës, prandaj mund të kërkojë kohë dhe ta zgjasë më shumë procesin e dialogut.

    Edhe pse Kurti një gjë të tillë nuk do ta bëjë, sikur edhe nuk e ka bërë as në të kaluarën si opozitar. Ka refuzuar pothuajse gjithçka. Opozita duke i shkuar në takim Kurtit, i jep mbështetje dhe presion që ta përfundojë procesin e marrëveshjes Kosovë – Serbi, me trysninë e SHBA-së e BE-së, sepse po e dimë që Serbia nuk ka interes për marrëveshje.

    Nëse, Kurti ka ndryshuar standarde të qeverisjes, edhe opozita ka ndryshuar standarde të opozitarizmit.

    Opozita duhet t’i japë mbështetje Kurtit, edhe për propozimet e të dërguarit të Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, që vendimi për targa të shtyhet për 10 muaj.

    Opozita në këso raste duhet të mendojë më shumë për interesin nacional, sepse edhe ka përgjegjësi për këtë.

    Opozita lë të bëjë politikë për çështje të brendshme, si grevat, ekonomia, arsimi, në të cilat ka shumë ngecje kjo qeveri.

    Albin Kurti nuk është negociator i lehtë. Deklarata e Escobarit në publik, kërkon unifikim nga të gjithë, jep të kuptojë që me Kurtin nuk është se po mund të dialogojë.

    Me marrëveshje nuk do të mbyllet gjithçka?

    Edhe nëse realizohet marrëveshja Kosovë-Serbi, e cila mendoj që ende është shumë larg, Kosova ka shumë çështje të hapura ekonomike e juridike me Serbinë.

    Çka nënkupton marrëveshja që po duhet të arrihet, pos asaj politike? Çka do të ndodhë me gjenocidin e Serbisë që e bëri në Kosovë? Pse nuk po përmendet kjo nga ndërkombëtarët e nga vendorët? Opozita le t’ia kërkojë këtë Kurtit?

    Opozita po tregon pjekuri politike, edhe pse në takimin e parë që e kërkonte Kurti, isha kundër që ajo të shkojë në takim.

    Por, situata ka ndryshuar.

    Derisa, e kemi kërkuar angazhimin e SHBA-së në dialog, të mos lejojmë që të zbehet interesimi i saj për ta përmbyllur këtë proces.

     

    (Autorja është producente në ATV)

    Nga Rubrika
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Opinione06 Janar 2025
    Nga Hisen Berisha: Refuzimi i Kryeministrit Kurti ndaj Prokurorisë Speciale dhe institucioneve shtetërore shfaq një problem më të thellë sesa një mosmarrëveshje...
    Të tjera
    Vip08 Janar 2025
    Sara e ka pyetur Leon nëse ai mendon se e ka publikun kundër tij, pas nominimit kokë më kokë Drilonin dhe Gjestin,...
    Lajme08 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas vizitës së tij në Prizren, ka shkruar për angazhimin dhe...
    Lajme08 Janar 2025
    Mërgimtarët që qëndruan në Kosovë për festat e fundivit tashmë kanë filluar të largohen. Në Dheu i Bardh pritjet për të dalë...
    Lajme08 Janar 2025
    Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj sot ka takuar përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës. Haradinaj tha se...
    Lajme08 Janar 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se viti 2025 do të jetë një vit me sfida, por se ai...
    Vip08 Janar 2025
    Gjesti ka ndërprerë të hënën rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Kosova për të mos qëndruar shumë gjatë në “liri”. Menjëherë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.