×
  • Opinione
  • Opinione

    Pse nuk iu duhet Asociacioni serbëve të Kosovës?

    Albina Haliti
    24 Janar 2023

    Krijimi i Asociacionit ose bashkësisë së komunave serbe në Kosovë është tema kryesore e politikës, sot, por e cila nuk do të duhej të ishte.

    Serbët e Kosovës nuk mund të përfitojnë asgjë nga ky asociacion. Ai po përdoret nga Beogradi për ta bllokuar këtë proces, njësoj po bëhet edhe nga Prishtina.

    Asociacioni si zotim i marrë nga drejtuesit e Kosovës, ishte i panevojshëm dhe mbikushtetues.

    Interesat e serbëve të Kosovës i mbron dhe i garanton Kushtetuta e Kosovës, si akti juridik më i lartë. Asnjë propozim tjetër nuk është më i mirë

    E kujtoj vitin 2022 kur zyrtarët evropianë e kërkonin themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, menjëherë pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

    Është po ky negociator që është edhe sot, i cili kishte kërkuar diçka të tillë.

    Po e rishkruaj si lajm kryesor, atë ditë qysh ishte në mediat tona:

    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në përfundim të vizitës së tij në Prishtinë, në tetor të 2020-s ku kishte deklaruar që “Formimi i Asociacionit, pas nënshkrimit të marrëveshjes finale…”

    E pse tani po u dashka Asociacioni, para nënshkrimit të marrëveshjes finale? Kësaj më së miri do të duhet t’i përgjigjej vetë Lajçaku.

    Krejt çka duhet shtesë edhe pse janë të panevojshëm për Kosovën janë amendamentet kushtetuese si garanci për të drejtat e serbëve.

    Asociacioni nuk është garanci shtesë për serbët.

    Serbët i kanë të gjitha të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutën e Kosovës, çka duhet më shumë?

    Le t’i rikujtojmë disa nga të drejtat e serbëve, të shkruara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

    1. Gjuhë zyrtare në Republikën e Kosovës janë Gjuha Shqipe dhe Gjuha Serbe.

    2. Republika e Kosovës do të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e një plani ndërkombëtar të frekuencave, për t’i mundësuar komunitetit Serb në Kosovë qasje në një kanal televiziv të pavarur, të licencuar në gjuhën Serbe, në mbarë Republikën e Kosovës; partitë, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin Serb, do të kenë numrin e vendeve në Kuvend të fituar në zgjedhjet e hapura, me minimumin dhjetë (10) vende të garantuara, në rast se numri i vendeve të fituara është më i vogël se dhjetë (10);
    3. Dy (2) nënkryetarë përfaqësojnë komunitetet që nuk janë shumicë në Kuvend dhe ata zgjidhen me shumicën e votave të të gjithë deputetëve. Njëri nënkryetar do të jetë nga radhët e deputetëve të Kuvendit që mbajnë vendet të rezervuara ose të garantuara të komunitetit Serb, dhe tjetri nënkryetar nga radhët e deputetëve të Kuvendit që mbajnë vende të rezervuara ose të garantuara nga komunitetet tjera që nuk janë shumicë
    4. Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve është komision i përhershëm i Kuvendit. Ky komision përbëhet nga një e treta (1/3) e anëtarëve që përfaqësojnë grupin e deputetëve të Kuvendit, të cilët mbajnë vende të rezervuara a të garantuara për komunitetin Serb, nga një e treta (1/3) e anëtarëve që përfaqësojnë grupin e deputetëve të Kuvendit, të – 28 – cilët mbajnë vende të rezervuara a të garantuara për komunitetet e tjera që nuk janë shumicë, dhe një e treta (1/3) e anëtarëve nga komuniteti shumicë, të përfaqësuar në Kuvend.

    5. Në Qeveri do të jenë së paku një (1) Ministër nga komuniteti Serb dhe një (1) Ministër nga ndonjë komunitet tjetër joshumicë në Kosovë. Nëse janë më shumë se dymbëdhjetë ministra, Qeveria do të ketë edhe një ministër të tretë, i cili përfaqëson një nga komunitetet joshumicë në Kosovë.
    6. Do të jenë së paku dy (2) zëvendësministra nga komuniteti Serb i Kosovës dhe dy (2) zëvendësministra nga komunitete të tjera joshumicë në Kosovë. Nëse janë më shumë se dymbëdhjetë (12) ministra, Qeveria do të ketë edhe një zëvendësministër të tretë, i cili përfaqëson komunitetin Serb, dhe një (1) tjetër zëvendësministër, i cili përfaqëson një nga komunitetet e tjera joshumicë në Kosovë.

    7. Dy (2) anëtarë i zgjedhin deputetët e Kuvendit, të cilët i mbajnë vendet e rezervuara ose të garantuara për përfaqësuesit e komunitetit Serb në Kosovë, dhe të paktën njëri prej këtyre të dyve, duhet të jetë gjyqtar;

    8. Kandidatët për pozita gjyqësore të gjykatave themelore, nën jurisdiksionin e të cilave përfshihet ekskluzivisht territori i një a më shumë komunave, ku shumica e popullsisë i takon komunitetit Serb të Kosovës, mund të rekomandohen për emërim vetëm nga dy (2) anëtarët e Këshillit që i zgjedhin deputetët e Kuvendit, të cilët mbajnë vendet e rezervuara ose të garantuara për komunitetin Serb në Republikën e Kosovës të cilët veprojnë bashkërisht dhe në mënyrë unanime. Nëse këta dy (2) anëtarë nuk rekomandojnë kandidat gjyqësor për këtë pozitë, gjatë dy seancave të njëpasnjëshme të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, atëherë cilido anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka të drejtë të propozojë kandidat për atë pozitë.
    9. KQZ/Gjashtë (6) anëtarë emërohen nga pjesëtarët e gjashtë grupeve më të mëdha parlamentare të përfaqësuara në Kuvend, të cilët nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në ndarjen e vendeve të rezervuara. Nëse në Kuvend janë të përfaqësuara më pak grupe, grupi a grupet më të mëdha mund të emërojnë anëtarë shtesë. Një (1) anëtarë emërohet nga deputetët e Kuvendit të cilët mbajnë vende të rezervuara a të garantuara për komunitetin Serb të Kosovës dhe tre (3) anëtarë nga deputetët e Kuvendit, të cilët mbajnë vende të rezervuara a të garantuara për komunitetet e tjera që nuk janë shumicë në Kosovë

    10. Për dy (2) mandatet e para zgjedhore, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të ketë njëzet (20) vende të rezervuara për përfaqësim të komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë në mënyrën si vijon: Dhjetë (10) vende do t’u ndahen partive, koalicioneve, nismave qytetare dhe kandidatëve të pavarur, që janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin Serb të Kosovë, dhe dhjetë (10) vende do t’u ndahen komuniteteve të tjera si vijon: komunitetit Rom një (1) vend; komunitetit Ashkali një (1) vend; komunitetit Egjiptian një (1) vend; dhe një (1) vend shtesë do t’i jepet komunitetit Rom, Ashkali ose Egjiptian, i cili ka numrin më të madh të votave të përgjithshme; komunitetit Boshnjak tri (3) vende, komunitetit Turk dy (2) vende dhe komuniteti Goran një (1) vend. Çdo vend i fituar përmes zgjedhjeve, do të jetë vend shtesë, përveç dhjetë (10) vendeve të rezervuara që u ndahen përkatësisht komunitetit Serb të Kosovës dhe komuniteteve të tjera.
    11. Institucioni i Prokurorisë së Shtetit, sipas paragrafit 4, duhet të reflektoj një përfaqësim proporcional në strukturën e saj të komuniteteve etnike pakicë, me komunitetin serb me pjesëmarrjen më të madhe
    12. Në Qeveri do të jenë së paku një (1) Ministër nga komuniteti Serb dhe një (1) Ministër nga ndonjë komunitet tjetër joshumicë në Kosovë. Nëse janë më shumë se dymbëdhjetë ministra, Qeveria do të ketë edhe një ministër të tretë, i cili përfaqëson një nga komunitetet joshumicë në Kosovë.
    13. Çdo projektligj që paraqitet në Kuvend duhet të bëhet në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze, në letër dhe në formë elektronike dhe Kryesia e Kuvendit, në seancën e saj të radhës, përcakton komisionin funksional (raportues) për të shqyrtuar projektligjin.
    14. Do të jenë së paku dy (2) zëvendësministra nga komuniteti Serb i Kosovës dhe dy (2) zëvendësministra nga komunitete të tjera joshumicë në Kosovë. Nëse janë më shumë se dymbëdhjetë (12) ministra, Qeveria do të ketë edhe një zëvendësministër të tretë, i cili përfaqëson komunitetin Serb, dhe një (1) tjetër zëvendësministër, i cili përfaqëson një nga komunitetet e tjera joshumicë në Kosovë.

    15. Monumentet kulturore dhe fetare të rëndësisë së veçantë për komunitetin, duhet të kenë sigurinë e nevojshme, me ç’rast përgjegjësia kryesore për të siguruar trashëgiminë fetare dhe kulturore të Kosovës, duhet të jetë mbi agjencitë kosovare për mbajtjen e rendit dhe qetësisë, e veçanërisht të shërbimit policor të Kosovës. Mbrojtja e monumenteve fetare dhe kulturore, së pari e kishës serbe, manastireve dhe ndërtesave tjera fetare, sipas planit më të fundit, do të jetë detyrë e veçantë operacionale e Shërbimit policor të Kosovës. Një numri të objekteve kulturore dhe fetare të rëndësisë së veçantë duhet t’u jepet mbrojtje e veçantë në formën e krijimit të zonave të mbrojtura. Synimi i zonave të mbrojtura, para së gjithash, është për të siguruar për ekzistencën paqësore dhe funksionimin e vendeve të mbrojtura, dhe për të ruajtur mjedisin e tyre historik, kulturore dhe natyror
    Pos këtyre që janë në Kushtetutë, edhe një varg i gjatë i kompetencave, të drejtave, sido që t’i quajmë, janë marrë rishtazi si obligim nga Qeveria e Kosovës, gjatë marrëveshjeve në dialogun Kosovë – Serbi, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

    E çka më shumë se kaq të drejta për një pakicë!?

    Sipas përkatësisë etnike, popullsinë e Kosovës e përbëjnë shqiptarët, mbi 90%, kurse përqindjen tjetër të popullsisë e përbëjnë serbët dhe të tjerët (boshnjakë, goranë, romë, turq, ashkalinj, egjiptas).

    – Kosova ka bërë shumë kompromise me serbët.

    Në emër të respektimit të të drejtave të pakicave, Kosova u ka dhënë hapësirë serbëve që kanë kryer krime gjatë luftës, të drejtojnë pozita të larta shtetërore.

    Nga Rubrika
    Opinione22 Nëntor 2024
    GJNP ka nxjerrë urdhër-arreste kundër kryeministrit të Izraelit Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash...
    Opinione21 Nëntor 2024
    Nga Hisen Berisha: Kështu veprojnë tradhtarët e të shiturit tek armiqtë e vendit. Në një shtet të konsoliduar me sistem juridik të...
    Opinione20 Nëntor 2024
    Shkruan: Bekim Çollaku Fitorja e presidentit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka ndezur një debat...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Nëntor 2024
    Presidenti i zgjedhur, Donald Trump është “tepër i shqetësuar” nga përdorimi në rritje i llojeve të ndryshme të armatimeve në luftën gati trevjeçare të...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Afrim Gashin. Sipas njoftimit, në...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk” që realizohet nën moderimin e gazetarit Nebih...
    Kronika24 Nëntor 2024
    Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktakuzë. Klan Kosova ka siguruar aktin akuzues...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Turneu i Ndryshimit”, siç e quan Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), sot mbajtur tubim në Malishevë. Kreu i këtij subjekti politik, Lumir...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po instalojnë ashensorë nëpër banesa kolektive, pasi ka kërkesa të qytetarëve që nga viti...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.