×
  • Opinione
  • Opinione

    Pse injorohet Shqipëria e mirë?

    Blendi Salaj
    02 Gusht 2024

    Nga Blendi Salaj

    Po shihja para pak ditësh lajmet në një TV amerikan nga Atlanta, Xhorxha dhe qëllova historinë e një vajze adoleshente me syze e cila ka organizuar një event ku të gjithë që kanë syze optike të përdorura në gjendje të mirë mund t’i dhurojnë për fëmijët nga familje të varfëra që kanë nevojë për syze. Redaksia e lajmeve të WSB-TV2 e mbështet me një kronikë në lajme dhe me lidhje Live nga terreni.

    Në gazetari këto quhen “human interest stories” dhe ndërsa nuk prodhojnë aq klikime sa vrasjet, shërbejnë për të përçuar te teleshikuesit ndjenjën e komunitetit, të së mirës e të asaj që është njerëzore dhe e bukur, e që duhet mbështetur.

    Histori si kjo ka edhe në Shqipëri, por rrallë, thuajse kurrë, nuk zënë vend në lajme. “E ç’lajm është ky?” – do përgjigjeshin në kor shumë nga gazetaria e kohës që po jetojmë. Këto histori kërkojnë më shumë punë, imagjinatë, aftësi për të gjetur trëndafilat mes ferrave. Krimi dhe droganga ana tjetër janë frut që të varet tek goja. Gjithkush mund ta lexojë një deklaratë policie. Dhe kështu emrat e kriminelëve më të zinj na janë bërë si emrat e të afërmve tanë.

    Gjej që edicionet janë të mbushura me emra kriminelësh, lidhjet direkte janë nga skenat e krimeve. Flitet për përdhunime, vdekje, vrasje, vdekje, drogë, vdekje, përdhunime, gjak, korrupsion, vdekje, vetëvrasje, vdekje. Ankth, stres, frikë.

    Po Shqipëria e mirë pse injorohet? Ku janë shembujt e sakrificës, dhurimit, mirësisë? Pse lajmet mbjellin të tillë terror që deformon realitetin? PS. Nuk po them se krimet nuk duhen raportuar. Por jo të mbushin çdo edicion, fund e krye me makabritete – jam i bindur se edhe kjo po i çmend njerëzit, duke stresuar panevojshmëtisht e papërgjegjshmërisht shëndetin mendor të shikuesve. Pa e kuptuar, po normalizohen, po imitohen nga ngjarja në ngjarje. Por veç tyre, në Shqipëri ka edhe ngjarje të mrekullueshme, pa gjak, pa sëpata, pa makina që digjen pas atentatesh. Por shqisa, dëshira, vullneti për ta pasqyruar të mirën midis nesh është mbuluar nga lehtësia e papërballueshme e krimit. Madje jo vetëm edicionet e lajmeve. Tanimë edhe dyshemetë në studiot “prime time” duhen larë nga gjurmët e gjakut në fund të programit.

    Nga Rubrika
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, në hapjen e fushatës zyrtare të kësaj partie ka folur edhe për ish-liderët e PDK-së...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, deklaroi se më 9 shkurt, shteti do të kthehet...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dalë para përkrahësve të PDK-së në tubimin e hapjes së fushatës zyrtare. Hamza i...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale për Zgjedhjet e Përgjithshme, në një atmosferë madhështore, në mesin e mijëra përkrahësve....
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se fushatën zgjedhore sot e ka filluar në Prekaz....
    Lajme11 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar programin disaditor të trajnimit për stafin dhe trajnerët që do të angazhohen nëpër komuna në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.