×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Pse duhet të shmangni dushin e ftohtë në verë?

    FrontOnline
    23 Korrik 2022

    Dushi është një nga ato gjëra që do ta keni të vështirë ta ndryshoni nëse dikush përpiqet t’ju japë këshilla; disave e pëlqejnë të vakët, të tjerëve hyjnë vetëm në ujë të vluar dhe disa madje kombinojnë ujin e nxehtë dhe të ftohtë gjatë dushit. Vapa e madhe, megjithatë, shpesh na detyron të bëjmë një dush të ftohtë në verë për t’u freskuar sa më shumë.

    Sipas ekspertëve, dushi me ujë të nxehtë do të na ngrohë edhe më shumë. Pa marrë parasysh se sa shumë ju pëlqen një banjë e nxehtë, e cila njëkohësisht relakson muskujt dhe redukton tensionin , në verë ajo ka një efekt kundërproduktiv, sepse ngroh trupin tonë shtesë.

    Për këtë arsye, shumë njerëz bëjnë dush me ujë të ftohtë, madje disa herë në ditë, por sipas gjetjeve të reja të zbuluara nga Metro , dushi i ftohtë nuk është më efektiv në verë. Uji i ftohtë do të zvogëlojë rrjedhjen e gjakut në lëkurë , duke mos ulur aspak temperaturën e trupit. Kur bëni dush, do të ndiheni të freskët dhe të lehtësuar, por pas vetëm disa minutash mund të ndiheni edhe më të nxehtë se para dushit.

    Po kështu, zhytja në ujë të ftohtë akull mund të shkaktojë tronditje dhe reagime të shumta; nga hiperventilimi tek ataku në zemër. Kjo është arsyeja pse është mirë të përdorni një dush të vakët në ditët e verës.

    Temperatura ideale e ujit atëherë do të ishte rreth 37 gradë , ashtu si temperatura e trupit tuaj. Gjithashtu, dushi me ujë të ftohtë, ashtu si dushi me ujë të nxehtë, ka avantazhet dhe disavantazhet e tij, ndaj alternativa më e mirë është t’i përmbahemi mesatares së artë, jo vetëm në verë, por gjatë gjithë vitit.

     

    Dush me ujë të ftohtë apo të nxehtë – cili është më mirë?

    “Uji më i freskët është i mirë nëse djersitni shumë kur jashtë është nxehtë”, tha Dr. Abha Gulati, dermatologe në Klinikën Dermatologjike Harley Street. “Dhe sigurohuni që të bëni një dush pak më të gjatë për t’u siguruar që temperatura e trupit tuaj është mjaft e ulët për të ndaluar djersitjen,” shtoi ajo./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle16 Janar 2025
    Mishi i kuq ka qenë pjesë e dietave në mbarë botën që nga kohët e hershme të njerëzimit dhe është një burim...
    Lifestyle15 Janar 2025
    Domatet janë më shumë se thjesht një shtesë dekorative për sallatat apo sanduiçet tuaja; kjo perime e lëngshme ka përfitime të shumta...
    Lifestyle14 Janar 2025
    Të marrësh kilogramët që humbe me aq mundim është frustruese! Pavarësisht dietave, ushtrimeve fizike ti “i fitove” sërish, por pse? Ka disa...
    Të tjera
    Lajme16 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në kontakt me Dhomat e Specializuara që ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen...
    Kronika16 Janar 2025
    Një ndërtese te “Lesna” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes shihet autoambulanca, policia dhe ekipet tjera të nevojshme....
    Vip16 Janar 2025
    Driloni qe banori i parë i cili ka ndarë dhuratën e parë nga ‘Giveaway’ i organizuar nga Vëllai i Madh në shtëpinë...
    Vip16 Janar 2025
    Në kuadër të “Giveaway” të Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha ka qëlluar në shenjë tek sponsori “Sana laser care” E përmes...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Franca zhvilloi stërvitje të fshehta për dislokimin e trupave në Ukrainë në rast të një sulmi nga Bjellorusia. Forcat speciale franceze realizuan...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se mbrëmjen e së mërkurës, një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza ka marrë evakuimin mjekësor...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.