×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Pse duhet të konsumoni sa më shumë sardele, sipas dietologëve

    FrontOnline
    22 Gusht 2023

    Ky peshk në dukje i vogël, përmban disa përfitime të mëdha shëndetësore, duke rivalizuar edhe peshqit e tjerë si për shembull salmoni.

    AgroWeb.org ju njeh më poshtë me arsyet se pse ky peshk është kaq i mirë për shëndetin dhe rekomandohet kaq shumë nga dietologët.

    Janë një burim i shkëlqyeshëm i Omega-3

    Sardelet janë një tjetër burim i shkëlqyeshëm dhe i nënvlerësuar i omega-3, thonë dietologët.

    Yndyrnat omega-3 janë përgjegjëse për uljen e niveleve të triglicerideve në gjak, një veprim që kontribuon në parandalimin e arteriosklerozës dhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve që prekin zemrën dhe arteriet.

    Sardelet kanë sasi të larta të vitaminës B12

    Sardelet janë gjithashtu jashtëzakonisht të larta në vitaminë B12. Vitamina B12 luan një rol të madh në ruajtjen e funksionit nervor të trupit tuaj dhe formimin e qelizave të kuqe të gjakut. Ju mund të siguroni rreth 555% të vlerës tuaj ditore me një racion sardelesh.

    Kockat e tyre përmbajnë kalcium

    Kockat e sardeleve janë plotësisht të ngrënshme, prandaj ky peshk është një burim i mirë kalciumit. Një kuti sardelesh përmban rreth 44% të vlerës ditore të rekomanduar të kalciumit. Ato përmbajnë sasi të ulta Mërkuri Mërkuri është një përbërje helmuese e ngulitur në zinxhirin ushqimor të peshkut. Krahasuar me të gjitha prodhimet e detit, sardelet përmbajnë nivelet më të ulëta të mërkurit.

    Sardelet janë ekonomike dhe mund të qëndrojnë gjatë në raft

    Një nga gjërat më të mira në lidhje me sardelet është se ato janë shumë të lira. Plus, sardelet e konservuara mund të ruhen për një kohë më të gjatë dhe mund t’i konsumoni kur të dëshironi.

    Sidoqoftë, kur blini sardele, lexoni me kujdes etiketën e ushqimit për të kontrolluar përmbajtjen e natriumit. Sasitë e larta të natriumit janë të dëmshme për organizmin.

    Peshku është i mbushur me proteina dhe sardelet nuk bëjnë përjashtim. Një kanaçe ka gati 23 gram, kështu që ju mund të mbështeteni te ky peshk i vogël për të plotësouar nevojën ditore për proteina./Sinjali

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Një person është arrestuar pasi të premten në terminalin doganor në Fushë Kosovë i kishte këputur litari i metaltë një kamioni, i...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve nga zjarri që ka shpërthyer në Los Angeles të ShBA-së. Në një përditësim të...
    Lajme11 Janar 2025
    Njohësi i politikës së jashtme, Dritëro Arifi,për FrontOnline ka komentuar premtimet e partive politike lidhur me diplomacinë e Kosovës, duke theksuar se...
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka identifikuar dhe e ka arrestuar një person që kishte kanosur kryeministrin Albin Kurti para disa ditësh. Policia tha...
    Lajme11 Janar 2025
    Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit në një lokal në Malishevë, i cili më pas është dërguar për...
    Lajme11 Janar 2025
    Partitë politike do të hapin zyrtarisht sot fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit. Subjektet do të mbajnë tubimet e para që...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.