×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Pse disa duhanpirës nuk preken nga kanceri i mushkërive?

    FrontOnline
    29 Prill 2023

    Pse pirja e duhanit nuk i dëmton mushkëritë e të gjithë duhanpirësve njëlloj? Provat e reja nga një studim i publikuar në Nature Genetics zbulojnë nse mushëritë e disa personave kanë një mbrojtje të fortë dhe natyrale kundër mutacioneve përgjegjëse për shfaqjen e kancerit.

    Gjetjet specifike konsiderohen si një hap i rëndësishëm drejt parandalimit dhe zbulimit të hershëm të rrezikut të kancerit të mushkërive.

    Studiuesit krahasuan mutacionet në qelizat e mushkërive të 14 jo-duhanpirësve, të moshës 11 deri në 86 vjeç dhe 19 duhanpirësve, të moshës 44 deri në 81 vjeç. Qelizat e mushkërive u mblodhën nga pacientët që i nënshtroheshin testeve që nuk kishin lidhje me kontrollin e kancerit.

    “Qelizat specifike të mushkërive kanë aftësinë të mbijetojnë për vite, madje edhe dekada, dhe kështu mund të grumbullojnë mutacione me kalimin e kohës dhe me pirjen e duhanit,” shpjegon autori kryesor i studimit Dr. Simon Spivack, profesor në Kolegjin e Mjekësisë Albert Einstein dhe pulmonolog në Qendrën Mjekësore Montefiore në qytetin e Nju Jorkut. “Nga të gjitha llojet e qelizave në mushkëri, këto kanë shanset më të larta për t’u bërë kanceroze.”

    Konkretisht, ajo që studiuesit zbuluan është se megjithëse mutacionet grumbullohen në qelizat e mushkërive të joduhanpirësve me kalimin e moshës, më shumë mutacione u gjetën në qelizat e duhanpirësve.

    “Eksperimentalisht, kjo konfirmon se pirja e duhanit rrit rrezikun e kancerit të mushkërive, duke rritur frekuenca e mutacioneve, sipas hipotezave tona të mëparshme. Kjo është ndoshta një arsye pse pak jo duhanpirës sëmuren nga kanceri i mushkërive, në krahasim me 10-20% të duhanpirësve të rregullt”, shton Dr. Simon Spivack.

    Në përputhje me rrethanat, studiuesit zbuluan gjithashtu se numri i mutacioneve të qelizave të mushkërive u rrit me numrin e viteve të pirjes së duhanit, duke rritur ndoshta rrezikun e kancerit. Megjithatë, rritja e mutacioneve qelizore u ndal pas 23 vitesh te njerëzit që pinin një paketë cigare në ditë.

    “Të dhënat tona sugjerojnë se këta individë mund të kenë mbijetuar për kaq gjatë, pavarësisht nga pirja e duhanit, sepse ata ishin në gjendje të shtypnin më tej akumulimin e mutacioneve. Individët mund të kenë sisteme që riparojnë dëmtimin e ADN-së ose detoksifikojnë tymin e cigares,” thekson Dr. Simon Spivack.

    Hapi tjetër, sipas bashkëautorit Jan Vijg, është zhvillimi i mënyrave për të matur aftësinë e një personi për të riparuar ADN-në, e cila mund të sigurojë një mënyrë të re për të vlerësuar rrezikun e kancerit të mushkërive./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, para njerëzve të Ferizajt tha se me të në krye të qeverisë, Kosova do të...
    Lajme12 Janar 2025
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, ka hapur sot zyrtarisht fushatën zgjedhore në një tubim...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza në tubimin elektoral në Ferizaj, tha se fryma e fitores që po i...
    Lajme12 Janar 2025
    ‘’E paparë, pas një kohe të gjatë mblidhemi kaq shumë’’: Abdixhiku nga Kaçaniku thotë se LDK dhe populli janë bërë tashmë një...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës po rastin e mbajtjes së tubimit elektoral në Ferizaj, prezantoi para pjesëmarrësve shtatë kandidatët për deputetë në Kuvendin...
    Lajme12 Janar 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është shprehur se Partia Demokratike e Kosovës e ka rikthyer pulsin dhe se po rikthehet si forca...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.