×
  • Opinione
  • Opinione

    Pse 16-17 vjeçarët duhet të lejohen të votojnë

    Elton Tota
    16 Gusht 2024

    Nga Elton Tota:

    Diskutimet për reformat zgjedhore janë të zakonshme sidomos në prag të zgjedhjeve, prandaj edhe tingëllojnë jo shumë serioze sepse në këto raste ka pak hapësirë kohore për të ndërmarrë veprime, ato fokusohen më shumë tek sistemi zgjedhor dhe pothuajse pak ose aspak tek përmbajtja dhe gjithpërfshirja. Nga ana tjetër, në zgjedhje vihet re pjesëmarrje gjithnjë e më e vogël e qytetarëve (pa renditur arsyet që sigurisht janë të ndryshme dhe të shumta).

    Mendoj se ka ardhur koha që 16 – 17 vjeçarët të lejohen të votojnë, të paktën në zgjedhje lokale. Kështu rritet përfshirja e tyre në vendimmarrje, dhe mundësia që ata ta vlerësojnë nivelin e shërbimeve në tërësi, dhe sidomos të atyre që lidhen me aktivitetet rinore. Ata janë pjesë e e rëndësishme e shoqërisë dhe preken nga vendimet e marra nga qeveritë.

    Kjo çështje meriton një trajtim të vëmëndshëm, një diskutim të gjërë dhe sigurisht që debatet nuk duhet të kryhen në nivel të ekspertëve të sistemeve zgjedhore, por së pari, kjo është dhe duhet të mbetet vetëm një çështje e zhvillimit shoqëror; ‘thembra e akilit’ mbetet nëse të rinjë e kësaj grupmoshe janë mjaftueshëm të ‘pjekur’ të votojnë? Në këtë element për shembull Gjykata Kushtetuese Belge në vendimin e saj (në Mars 2024) mbi uljen e moshës për të votuar u shpreh se 16 vjeçarët kanë pjekuri të mjaftueshme për të votuar. Gjithësesi, një sërë argumentesh ‘pro’ dhe ‘kundër’ mund të diskutohen. Diskutimet mbi këtë çështje mund të marrin kohë dhe madje të kalojnë edhe disa vite deri në një vendimarrje konkrete.

    Deri tani, në debatet që prekin reformat zgjedhore, kjo është pothuajse e vetmja çështje e cila ende nuk është trajtuar, dhe mendoj se ka ardhur koha që tashmë duhet të jetë pjesë e tryezave të diskutimit jo vetëm në Kosovë por pa përjashtim në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Ka shtete që debate të tilla i kanë hapur para 15- 20 viteve (pavarësisht nëse në fund iniciativa të tilla kanë rezultuar me sukses apo jo). Aktualisht, Në pjesën më të madhe të shteteve të Evropës mosha e lejuar e votimit është 18 vjeç, por që  trendi i tyre është drejt uljes së moshës së votimit. Në këtë drejtim po lëviz edhe vetë BE-ja e cila së fundi po tenton ta unifikojë këtë çështje dhe në vitin 2022 ka propozuar aktin legjislativ (draft rregulloren për zgjedhjen e Anëtarëve të Parlamentit Evropian) për uljen e moshës së votimit në 16 vjeç.

    Në Evropë, edhe pse në shumicën e shteteve të BE-së kufiri i moshës për të votuar në gjitha zgjedhjet përfshirë edhe zgjedhjet për Parlamentin Evropan vazhdon të mbetet mosha 18 vjeç; në vitet e fundit ky kufi moshe ka filluar të ndryshojë – të ulet. Kjo, kryesisht për shkak të ndikimit nga lëvizje, parti plolitike, OJQ dhe organizata të shoqërisë civile që mbrojnë interesat e të rinjve, por edhe të një qasje gjithnjë e më pozitive në Evropë për të rritur përfshirjen dhe përfaqësimin e të rinjve në vendimarrje.

    Nëse deri tani në BE ishin vetëm tre vende me moshën e lejuar të votimit nën 18 vjeç: Austria (në vitin 2007) si vendi i parë në Evropë me moshën e e lejuar të votimit 16 vjeç për pjesëmarrje në të gjitha zgjedhjet; Greqia (në vitin 2016) me moshën e lejuar të votimit 17 vjeç për pjesmarrje të gjitha zgjedhjet, dhe Malta (në vitin 2018) me moshën e lejuar të votimit 16 vjeç për pjesmarrje në të gjitha zgjedhjet. Së fundi, Gjermania dhe Belgjika (në vitin 2023) kanë ulur moshën e votimit në 16 vjeç për pjesëmarrje për zgjedhjet e Parlamentit Evropian.

    Megjithatë këtu duhet të kemi parasysh dhe të ‘ndikohemi’ nga trendi zbritës i moshës së lejuar për të votuar, pra trendi  lejues i të rinjve nën 18 vjeç për të votuar, pavarësisht se në çfarë lloj zgjedhjesh marrin pjesë (lokale, parlamentare apo për Parlament Evropian). Kjo sepse disa shtete në Evropë, për shembull Estonia (nga viti 2015) e ka ulur moshën e lejuar të votimin në 16 vjeç vetëm për zgjedhjet lokale; dhe Gjermania (nga viti 2016) në votimet për zgjedhjet lokale dhe në disa lande (shtete federale) të saj edhe në votimet për zgjedhjet e landeve e ka ulur moshën e votimin në 16 vjec, dhe po ashtu synon që ta ul moshën e votimit edhe për zgjedhjet për Parlamentin e Gjermanisë (Bundestagun). Edhe në SHBA, për shembull shteti i Maryland-it (nga viti 2013) në votimet për zgjedhjet lokale e ka ulur moshën e votimit në 16 vjeç, shteti i Massachusetts (në vitin 2022) veproi njëjtë, kurse të njëjtat diskutime publike për këtë çështje po zhvillohen aktualisht edhe në shtetin e Kalifornisë.

    Ndryshe nga shumë vende të tjera (në Evropë, Amerikë por edhe në shtete më pak të zhvilluara si ato të Amerikës së Jugut), tek ne ende nuk është hapur ky diskutim, mbase kjo tregon edhe rëndësinë e pamjaftueshme që i kushtohet kësaj kategorie shoqërore kur vjen në shprehje përfshirja e tyre në vendimarrje dhe mbrojtja e interesave të tyre. Me votën e tyre, të rinjtë mund të influencojnë drejtimin dhe mënyrën e qeverisjes dhe të zgjedhin përfaqësues që reflektojnë më mirë idetë e tyre.

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Opinione26 Nëntor 2024
    Shkruan: Ismet Kryeziu E kuptoj që një kategori e shoqërisë, sidomos ata që kanë qenë pjesë e administratës dhe pushtetit gjatë sistemit...
    Opinione25 Nëntor 2024
    Shkruan: Ben Blushi 116 vjet më parë, në vitin 1908, aty nga ora 12 paradite, e datës 20 nëntor, që binte e...
    Opinione22 Nëntor 2024
    GJNP ka nxjerrë urdhër-arreste kundër kryeministrit të Izraelit Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash...
    Të tjera
    Vip26 Nëntor 2024
    Burimi i frikësuar nga nominimi ka diskutuar me Gjestin. “Jam qe 6 javë, ama kam dhanë diçka”, tha Burimi. Ai tutje shtoi...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Kandidati i LDK-së për deputet, Shkëmb Manaj, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës, duke theksuar se komunat që udhëhiqen nga LDK-ja, si...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Jehona Lushaku nga LDK’ja ka komentuar fjalimin e presidentes Vjosa Osmani në Kuvend. Lushaku në emisonin ‘Pressing’ në T7 tha se Osmani...
    Vip26 Nëntor 2024
    Xheneta ka refuzuar ta realizojë me Gjestin sfidën e “Comodita Home”. “Vëllai i Madh” më thirr në dhomë të rrëfimit se nuk...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se LDK-ja nuk ka pasur fokus ndaj Ministrit të...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Një shpërthim ka ndodhur në kolegjin privat “Heimerer”, në Prishtinë. Për rastin janë deklaruar nga kolegji. Rektorja e këtij Kolegji, Naime Brajshori...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.