×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Provoni këtë ushtrim dhe për 20 sekonda do të çliroheni nga ankthi

    FrontOnline
    03 Mars 2023

    Psikoterapisti Dr. Corey Jager ka zbuluar një ushtrim të thjeshtë për të reduktuar stresin dhe ankthin në vetëm 20 sekonda. E mira e këtij ushtrimi është se mund ta bëni në çdo kohë, kudo, pa e vënë re fare të tjerët.

    Për shembull, mund të praktikoni një ushtrim 20 sekonda përpara një takimi ose një telefonate të rëndësishme. Në vend që të kontrolloni nëpër mediat sociale, të mendoni se çfarë do të thoni në një takim dhe si do të përmbushni një detyrë, ose të kontrolloni mesazhet, ju duhet të merrni frymë thellë dhe kjo do t’ju qetësoj.

    Pavarësisht se ku jeni, gjithmonë mund të ndaloni për t’u ripërqendruar dhe të kontrolloni rrahjet e zemrës në një kohë të shkurtër. Gjithçka që duhen janë 20 sekonda.

    Si të bëni një ushtrim 20 sekonda për të reduktuar ankthin dhe tensionin?

    Së pari, kushtojini vëmendje disponimit tuaj në këtë moment. Shkruani një ose dy fjali për të. Vendosni një kohëmatës për 20 sekonda, më pas thjesht merrni frymë thellë. Vini re se si fryma juaj lëviz në të gjithë trupin tuaj. Ndërsa vëmendja juaj endet, kthejeni fokusin në frymën tuaj. Kur të kalojnë 2o sekonda, do të kuptoni që jeni më të qetë.

    Praktikoni këtë ushtrim disa herë në ditë, merrni një moment për të marrë frymë dhe rifokusuar. Vini re kur kjo metodë funksionoi dhe kur duhet ta bëni përsëri. Regjistrojeni më konkretisht duke shkruar momentin, datën, orën, mënyrën se si jeni ndjerë, vendndodhjen.

    Ju gjithashtu mund të zbuloni gjëra të rëndësishme për veten tuaj, si për shembull nëse fokusoheni më mirë në mëngjes sesa në mbrëmje;

    A keni probleme të relaksoheni kur jeni në publik?

    A ju tensionon veçanërisht prania e individëve të caktuar apo detyrave të caktuara?

    Në këtë mënyrë, ju mund të merrni përgjigje se cilat gjëra në jetën tuaj duhet të ndryshoni, nga cilët njerëz duhet të distancoheni, çfarë ia vlen dhe çfarë ju lodh shumë.

    Kur praktikoni këtë ushtrim të frymëmarrjes së thellë prej 20 sekondash, bëjeni me sy mbyllur, në mënyrën më të rehatshme për ju. Investoni kohë gjatë ditës në relaksim, paqe, shëndetin tuaj mendor, mos lejoni që tensioni dhe stresi t’ju pushtojnë dhe t’ju vjedhin fokusin./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, sot nga ora 15:00 do të takohet me stafin shëndetësor në Viti,...
    Lajme13 Janar 2025
    Haki Shatri, ish-ministër i Financave, për FrontOnline ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për rritjen e shpenzimeve në lidhje me qiratë publike...
    Kronika13 Janar 2025
    Të dielën është arrestuar një person që dyshohet se kishte vjedhur stoli ari në një banesë gjatë muajit të kaluar. “Lidhur me...
    Lajme13 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot nga ora 15:00. Ky është rendi i ditës:  
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Zoran Milanoviq i ka fituar sërish zgjedhjet presidenciale në Kroaci për një mandat pesëvjeçar. Milanoviqi fitoi 74 për qind të votave krahasuar...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Parashikuesit e motit në Kaliforni po paralajmërojnë se erërat e forta që nxitën flakët rreth Los Angeles priten të rriten përsëri këtë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.