×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Protestuesit mbushin kryeqytetin Bjellorus, presidentin e thërret Putini për ditëlindje

    FrontOnline
    30 Gusht 2020

    Me dhjetëra mijëra protestues në Bjellorusi u tubuan dhe brohoritën “Urime Ditëlindjen o brejtës” dhe valuan flamujt e opozitës bardh e kuq, afër rezidencës së presidentit Aletksander Lukashenko të dielën, kështu duke vazhduar me presionin që të dorëhiqet udhëheqësi veteran.

    Lukashenko, i cili mbushi 66 vjet të dielën, është duke pasur vështirësi t’i përmbajë protestat dhe grevat që nga fitorja e zgjedhjeve të 9 gushtit, për të cilat kundërshtarët e tij thonë se kanë qenë të manipuluara. Ai e mohon këtë gjë dhe thotë se protestat po nxiten nga të huajt, raporton Reuters.

    Presidenti rus Vladimir Putin me anë të një telefonate ia uroj ditëlindjen dhe i bëri thirrje Lukashenkos që të vizitojë Moskën, shenjë e përkrahjes së Kremlinit, gjersa Lukashenko po lufton me trazirat dhe kërcënimet e perëndimit me sanksione.

    Protestuesit u mblodhën në qendër të kryeqytetit Minsk, me balona, lule dhe flamuj, transmeton KOHA.

    Pastaj shkuan afër rezidencës së Lukashenkos, që po ruhet nga forcat e sigurisë qe po mbajnë mburoja, topa të ujit dhe furgonë për të burgosurit. Një kolonë e veturave të blinduara ushtarake po shkonin drejtë qendrës së qytetit, ka raportuar agjencia e lajmeve nga Rusia Interfax, ndërsa janë burgosur së paku 125 persona, sipas Ministrit të Punëve të Brendshme.

    Bashkimi Evropian është duke biseduar për vendosjen e sanksioneve mbi Bjellorusinë. Lukashenko, i cili është në zyre qe 26 vjet, kërcënoi të premten se do të ndërpret rrugët tranzite me Evropën si kundërpërgjigje.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.