×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Protesta të qeta në Amerikë, Trump tërheq trupat e Gardës Kombëtare

    FrontOnline
    07 Qershor 2020

    Protestat në Amerikë për ndarjen nga jeta e afro-amerikanit George Floyd janë qetësuar.

    Turma të mëdha me mijëra qytetarë protestojnë për reformim të sistemit penal dhe të drejta të tjera.

    Presidenti Trump ka njoftuar me anë të një Twitteri se do të tërheqë gardën kombëtare tani që manifestimet janë paqësore.

    Ndërsa protestat në Amerikë për ndarjen nga jeta të afroamerikanit George Flozd janë qetësuar, presidenti Trump ka vendosur që të tërheqë gardën kombëtare nga Washingtoni dhe New Yorku.

    Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë gjithçka është nën kontroll ndaj dhe trupat do të tërhiqen nga kryeqyteti amerikan.

    Garda Kombëtare është forca ushtarake rezervë që mund të thirret nga presidenti amerikan ose guvernatorët e shtetit për të ndërhyrë në urgjencat e brendshme.

    Funerali i Floydit është caktuar për të martën në Houston, qyteti i tij i lindjes.

    Kandidati demokrat për presidencialet amerikane, Joe Biden do të udhëtojë për në Teksas të hënën për të takuar familjen e Goerge Floydit dhe të ofrojë ngushëllimet e tij, njoftojnë mediet amerikane.

    Ndërkohë, stafi pranë kandidatit Biden thotë se ai nuk pritet të marrë pjesë në funeralin.

    Sa i përket menaxhimit të protestave nga ana e presidentit Trump, kandidati Biden e ka kritikuar atë me anë të një statusi ne Twitter duke e akuzuar se presidenti ka shtuar edhe më tej urrejtjen dhe ka future përçarjen me fjalët e tij.

    Disa orë më parë, Presidenti Trump kishte bërë tweetin se Garda Kombëtare mund të fillojë të tërhiqet nga kryeqyteti pasi “gjithçka është nën kontroll të përsosur”.

    Ndërkaq, këtë të diel, protestat janë shpërndarë edhe në vendet evropiane.

    George Floyd u nda nga jeta më 25 maj, në Mineapolis.

    Ai u mbajt i shtrirë përtokë për nëntë minuta, nga një polic, derisa edhe u nda nga jeta.

    Oficeri Derek Chauvin është pushuar nga puna dhe akuzohet për vrasje.

    Tre oficerë të tjerë që ishin në vendngjarje gjithashtu janë larguar nga puna dhe janë akuzuar gjithashtu.

    Protestuesit ndërkaq kërkojnë që të reformohet drejtësia penale dhe thonë se kjo është një lëvizje e re për të drejtat civile.

    Black Lives Matters tani protestojnë me shprehjen që tha afroamerikani Floyd përpara se të ndahej nga jeta “S’po marr dot frymë“.

    Nga Rubrika
    Vip04 Mars 2026
    E dashura e përfolur e Klodian Mihajt, Alice Maselli, ka “trazuar” rrjetin me një postim të fundit në TikTok. Bukuroshja italiane ka...
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Vip04 Mars 2026
    Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një tërmet i fortë u ndje në zonat e Catanias, Mesinës dhe Sirakuzës në Itali rreth orës 7:05 të mëngjesit të sotëm....
    Sport04 Mars 2026
    Stadiumi më i madh i futbollit në botë është pothuajse i përfunduar dhe duket spektakolar. “Trong Dong Stadium” në Hanoi, Vietnam, po...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Lajme04 Mars 2026
    E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka vazhduar takimet me ministrat e rinj të kabinetit Kurti 3. Pas takimeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Sport04 Mars 2026
    Franco Mastantuono është pezulluar me dy ndeshje nga Komiteti Spanjoll i Garave për qëndrime përbuzëse ose shpërfillëse ndaj gjyqtarit gjatë ndeshjes së fundit...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.