×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Propaganda për “Shtëpinë e Verdhë”, serbët kanë ndarë 40 milionë për filmin, Harvey Keitel në rol episodik

    FrontOnline
    27 Korrik 2020

    Regjisori amerikan i filmit, Paul Kampf, i cili do të realizojë filmin “Harvest’”, bazuar në librin me titull “Zemra serbe e Johanit” të autorit Veselin Gjeletoviq, që ka të bëjë me propagandën serbe për trafikim të organeve dhe të famshmen “Shtëpinë e Verdhë”, për të cilën serbët thonë se është e tmerrshme që bota nuk di asgjë për këtë ngjarje, kështu qëllimi i tyre është të informojë për vuajtjet e popullit serb përmes filmit.

    Regjisori Kampf thotë se është shumë i lumtur me vendimin e marrë nga Qendra serbe e Filmit për të mbështetur këtë film me 40 milionë denarë serbë e në të njëjtën kohë ndjen përgjegjësi të madhe për të përmbushur të gjitha pritshmëritë.

    Ai thekson se “Harvest” nuk është një film amerikan për viktimat serbe, por diçka shumë më e madhe.

    “Bota që nuk di asgjë për këtë ngjarje është gjëja më e frikshme për mua. Është e rëndësishme të lejohet që filmi të flasë nga këndvështrimi i një të huaji, ashtu si personazhi kryesor, në mënyrë që të informojë njerëzit në lidhje me vuajtjet e popullit serb në Shtëpinë e Verdhë në një mënyrë të tillë”, ka thënë Kampf në një prononcim për mediat në Serbi.

    Regjisori thekson se fakti që aktakuza ndaj presidentit të “Kosovës së vetëshpallur”, Hashim Thaçi, për krime kundër civilëve serbë, përfshirë ato në Shtëpinë e Verdhë, aktualisht është duke u rishikuar, e shton gjithashtu rëndësinë e historisë së tij të filmit.

    Kampf njofton se po shkon në Serbi në shtator, kur do të fillojë puna serioze për filmin.

    “Nëse gjithçka shkon sipas planit, ne do të fillojmë të filmojmë “Harvest” vitin e ardhshëm në maj,” tha Kampf.

    Producenti Dragan Ivanović konfirmoi se aktori i famshëm amerikan Harvey Keitel do të paraqitet në një rol të vogël në këtë film dhe se Maia Morgenstern, e njohur për rolin e saj si Nënë e Zotit në spektaklin e Mel Gibson “Pasioni i Krishtit”, gjithashtu ka nënshkruar për të luajtur një rol.

    “Maia na tha që pasi lexoi skenarin, ajo kuptoi se çdo refuzim i rolit do të ishte bashkëpunim i heshtur me njerëzit që merren me këto krime të tmerrshme. Ajo beson se bota duhet ta dëgjojë këtë histori,” tha Ivanović.

    Ai shtoi se, sa i përket aktorëve vendas, Kampf dëshiron të njohë punën e tyre dhe t’i shohë ata në skenë sepse dëshiron të zgjedhë aktorët më të mirë, ndërsa personazhi kryesor Johan do të luhet nga një aktor amerikan. Burimi: SRNA

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.