×
  • Lajme
  • Lajme

    Pronari i “Buqukut” dhe të tjerët pranojnë se kontrabanduan kafshë, pritet ngritja e aktakuzës

    FrontOnline
    17 Dhjetor 2020

    Policia e Kosovës, inspektorë të policisë dhe oficerë të doganës, të asistuar nga ATK-ja dhe AVUK-u, dy muaj më parë kanë realizuar një aksion në disa qytete të Kosovës lidhur me veprën penale “kontrabandë”, ku janë arrestuar disa persona.

    Aksioni i 1 tetorit, ku është arrestuar edhe pronari i kompanisë  për përpunimin e mishit “BUQUKU”, Jeton Buquku, ishte vazhdimësi e aksionit në Karaçevë të Kamenicës.

    Lidhur me këtë për Front Online, nga Prokuroria Themelore në Gjilan, kanë thënë se rreth 50 persona përfshirë, pronarin e kompanisë për përpunimin e mishit “BUQUKU”, Jeton Buquku dhe  disa pronarë të tjerë të mishtorëve në Kosovë, kanë pranuar fajësinë për veprën panele “kontrabandë”.

    “Prokuroria Themelore në Gjilan, ka intervistuar shumicën e personave të dyshuar të përfshirë në këtë rast, me ç’rast me mbi 50 persona të cilët kanë bashkëpunuar është arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë, përfshirë edhe pronarin e kompanisë “Buquku’’ dhe pronarë të tjerë të mishtoreve”,  thuhet në përgjigjen e prokurorisë për Front Online.

    Nga kjo prokurori kanë bërë të ditur se , për rastin ‘’Karaçeva’’,  hetimet  janë  ende duke vazhduar në bashkëpunim me policinë e Kosovës.

    “Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, për rastin ‘’Karaçeva’’, ende janë duke ndërmarrë veprime hetimore”, thuhet në përgjigjen për Front Online.

    Aksioni në Karaçevë të Kamenicës ka qenë një ndër aksionet më të mëdha të organeve të drejtësisë.

    Lidhur me këtë rast, Prokuroria ende nuk ka ngritur aktakuzë ndaj këtyre personave të përfshirë në veprën “kontrabandim”.

    “Lidhur me ngritjen e aktakuzës për çështjen në fjalë do të jeni të informuar me kohë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Front Online.

     

     

     

     

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputetja nga “Lëvizja Vetëvendosje”, Mirlinda Tishukaj deklaron për Front Online se koordinimi i Kurtit dhe Osmanit është i nevojshëm. Ajo thotë se...
    Lajme09 Shtator 2024
    KFOR, misioni i NATO-s, në Kosovë ka dhënë detaje për një stërvitje që është mbajtur sot në kampin në Novosellë. Në njoftimin...
    Lajme09 Shtator 2024
    Të premten e 6 gushtit, grupe të maskuara të serbëve kanë terrorizuar familjet kosovare duke ia ndaluar kalimin nëpër territorin e Serbisë,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet nesër me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Qeveria shqiptare, ka menduar që të vendos kamera për monitorimin e shkollave, plan ky i cili parashihet të nis vitin e ardhshëm....
    Sport09 Shtator 2024
    Dardanët janë të gatshëm për ndeshjen që Kosova e zhvillon në rrethin e dytë të Ligës së Kombeve përballë Qipros. Ndeshja që...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Shërbimet polake të sigurisë kanë neutralizuar një operacion sabotues të orkestruar nga Rusia dhe Bjellorusia për të destabilizuar Poloninë, tha zëvendëskryeministri Krzysztof...
    Sport09 Shtator 2024
    FC Ballkani është bërë më trajner të ri. Artim Pollozhani është emëruar në krye të shtabit teknik të kampionëve në fuqi të...
    Lajme09 Shtator 2024
    Prishtinë- Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO), përmes një komunikate për medie, kanë shprehur shqetësim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.