×
  • Lajme
  • Lajme

    Organizatat joqeveritare nuk lejohen të monitorojnë procesin e intervistimit të kandidatëve për prokurorë

    FrontOnline
    09 Shtator 2024

    Prishtinë- Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO), përmes një komunikate për medie, kanë shprehur shqetësim të thellë në lidhje me moslejimin e monitorimit të procesit për rekrutimin e 28 prokurorëve të rinj të shtetit nga ana e Komisionit për Rekrutim pranë Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

    Në komunikatë, thuhet se zyrtarët përgjegjës me urdhër të Komisionit për Rekrutim, kanë kërkuar nga përfaqësuesit e organizatave në fjalë që ta lëshojnë objektin ky pritej të zhvilloheshin intervistat për prokurorët e rinj, me arsyetimin se nuk iu është dërguar këtyre organizatave ftesë me shkrim nga Komisioni për monitorim të procesit dhe se nuk kanë memorandum bashkëpunimi me KPK-në për monitorimin e këtyre proceseve.

    Por, OJQ-të bëjnë të ditur se më 5 shtator kanë njoftuar KPK-në se do të jenë pjesë e monitorimit të procesit të intervistimit, duke ua dërguar emrat e përfaqësuesve që do të monitorojnë këtë proces.

    “Kujtojmë se rekrutimi i kandidatëve për prokurorë është një proces tejet i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë dhe si i tillë për shkak të rëndësisë që ka kërkohet që të zhvillohet në atë mënyrë që të gjitha standardet, praktikat vendore dhe ndërkombëtare, duke përfshirë parimin e transparencës duhet të respektohen në plotni nga fillimi i procesit e deri në fund të tij”, thuhet në komunikatë.

    Komunikata e plotë:

    Prishtinë 9 shtator 2024 – Organizatat joqeveritare Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO), shprehin shqetësim të thellë në lidhje me moslejimin e monitorimit të procesit për rekrutimin e 28 prokurorëve të rinj të shtetit nga ana e Komisionit për Rekrutim pranë Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

    Sot me datë 9 shtator 2024, organizata e sipërpërmendura janë paraqitur në ambientin ku është paraparë të mbahej intervistimi i kandidatëve për prokurorë, mirëpo zyrtarët përgjegjës me urdhër të Komisionit për Rekrutimin e Prokurorëve të Rinj, me sjellje të vrazhda dhe joprofesionale, kanë kërkuar nga përfaqësuesit e organizatave në fjalë që të lëshojnë objektin ku po parashihej të zhvilloheshin intervistat për prokurorë të rinj, me arsyetimin se kinse nuk u është dërguar organizatave në fjalë ftesa me shkrim nga komisioni për monitorim të procesit dhe se nuk kanë memorandum bashkëpunim me KPK-në për monitorimin e këtyre proceseve.

    Me këtë rast informojmë publikun se IKD, FOL dhe INPO, më 5 shtator 2024 kanë njoftuar KPK-në se do të jenë prezente në procesin e intervistimit të kandidatëve prokurorë, duke dërguar me emër dhe mbiemër përfaqësuesit e organizatave. Mirëpo, monitoruesit në fjalë sot (9 shtator), nuk u lejuan të monitorojnë këtë proces me arsyetimin si më lartë.

    Kujtojmë se rekrutimi i kandidatëve për prokurorë është një proces tejet i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë dhe si i tillë për shkak të rëndësisë që ka kërkohet që të zhvillohet në atë mënyrë që të gjitha standardet, praktikat vendore dhe ndërkombëtare, duke përfshirë parimin e transparencës duhet të respektohen në plotni nga fillimi i procesit e deri në fund të tij.

    Raporti Këshillëdhënës i prokurorëve evropianë në opinion numër 9 të vitit 2014 mbi normat evropiane dhe parimet që ndërlidhen me prokurorë, në pikën 12 përveç tjerash ka konstatuar se: Karriera dhe punësimi i prokurorëve duke përfshirë promovimin, organizimin e veprimet disiplinore dhe përjashtimin duhet të jenë të rregulluara me ligj dhe të administruara mbi kritere transparente dhe objektive në përputhje me procedurat e paanshme.

    Po ashtu, rekomandimet e Këshillit të Evropës kishin kërkuar që Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor duhej të ishin llogaridhënës ndaj gjyqtarëve, prokurorëve, por edhe shoqërisë, e krejt kjo duke u arritur pikërisht përmes transparencës nëpër konkurset e tyre.

    Rekomandimi i Këshillit të Evropës për pavarësinë, efikasitetin dhe përgjegjësitë e gjyqtarëve parasheh që Këshillat për gjyqësorin të tregojnë shkallën më të lartë të transparencës ndaj gjyqtarëve dhe shoqërisë, duke zhvilluar procedura të paracaktuara dhe vendime të arsyetuara. Këto rekomandime që janë dhënë nga Këshilli i Evropës janë në përputhje me opinionet e Këshillit Konsultativ të Gjyqtarëve Evropian (KKGJE), ku parasheh që transparenca në veprimet e ndërmarra nga Këshillat është një faktor thelbësor në besimin që qytetarët kanë në funksionimin e sistemit gjyqësor.

    Ndryshe IKD, Lëvizja FOL dhe INPO kishin monitoruar procesin për avancim dhe transferim të nëntë prokurorëve në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, procesin për Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale dhe asaj Themelore në Prishtinë, dhe se veprimi i sotëm për moslejim të organizatave për monitorim të këtij procesi duket i pakuptim dhe në kundërshtim me arsyetimin e dhënë se nuk ka memorandum mes KPK-së dhe organizatave për monitorim të proceseve.

    Gjithashtu, lidhur me proceset e rekrutimit nëpër pozita publike, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) vazhdimisht njofton dhe dërgon ftesa për pjesëmarrje nëpër këto proces, e fundit ishte ftesa për monitorimin e intervistave të kandidatëve gjyqtarë për avancim në Gjykatën Supreme.

    Prandaj, një veprim i tillë është për keqardhje dhe i njëjti cenon seriozisht dhe rëndë integritetin e procesit të emërimit të prokurorëve të shtetit dhe ul besimin e publikut se sistemi prokurorial ka për qëllim zhvillimin e procesit në mënyrë transparente dhe të bazuar në meritokraci.

    Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?
    Nga Rubrika
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se nuk duhet të ngarkohet vetëm shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza...
    Lajme10 Tetor 2024
    Sylë Ukshini, ish-shef i misionit diplomatik në Tiranë dhe njohës i rrethanave politike, ka vlerësuar se dinamika e dialogut ndërmjet Kosovës dhe...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka folur për audio-incizimin e publikuar ku dëgjohet një bisedë mes kryetares së Grupit...
    Të tjera
    Lajme10 Tetor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe dhe lokalisht të ketë...
    Vip10 Tetor 2024
    Luiz Ejlli ka lansuar duetin me Teuta Selimin, transmeton Front Online. Kënga mes dy aritstëve të njohur, titullohet ‘Lamtumirë’. Ky projekt u...
    Lajme10 Tetor 2024
    Policia e Kosovës njofton se me datë 09.10.2024 një viktimë mashkull rreth 35 vjeç ka raportuar në polici se ishte sulmuar fizikisht...
    Lajme10 Tetor 2024
    Partia Demokratike e Kosovës shënoi sot 25 vjetorin e themelimit. Duke folur për këtë përvjetor, kryetari i këtij subjekti, Memli Krasniqi, tha...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër në një seancë të jashtëzakonshme në ora 12:00. Në këtë seancë do të...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, tha se katër komunat e pjesës veriore të Kosovës janë pjesë e Asociacionit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.