×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria “intensivisht po heton” vdekjet e dyshimta në QKUK

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i krimeve të rënda, ka nisur hetimet lidhur me dyshimet për vdekjet e pacientëve me COVID-19, që kanë ndodhur në orët e para të së dielës në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare (QKUK).

    Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Artan Grantolli, nga Prokuroria e Shtetit, sipas të cilit, “hetimet janë duke u bërë në mënyrë intensive”.

    Edhe Policia e Kosovës njoftoi të hënën se po heton vdekjen e gjashtë personave në Klinikën Infektive në Prishtinë. Në raportin policor thuhet se “me vendimin e prokurorit, trupat e pa jetë të viktimave dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. Rasti është duke u hetuar”.

    Sipas raportit, ky rast është raportuar në orën 1:00 të datës 5 korrik.

    Në ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë (MSH) dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) të dielën përmes një komunikate për media, kanë thënë se “për shkak të shtimit të numrit të vdekjeve brenda një afati të shkurtër kohor, janë ngritur dyshime lidhur me natyrën e vdekjes së këtyre pacientëve”.

    MSH kërkon përmbajtje deri në zbulimin e shkakut të vdekjeve në QKUK

    “Me qëllim që të zbardhet çdo dyshim rreth natyrës së vdekjes së tyre, MSH dhe SHSKUK u bëjnë thirrje publikut dhe të gjithëve që të përmbahen nga konkludimet e parakohshme dhe t’u japin kohën e duhur institucioneve përgjegjëse për ta bërë analizën e shkaqeve të vdekjeve dhe të nxjerrin përfundimet meritore”, është theksuar në komunikatë.

    Gjithashtu, në oborrin e QKUK-së, të dielën në mëngjes u panë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët rrethuan me shirita të policisë Klinikën Infektive, por më vonë i hoqën ato.

    Ndërkohë, Arbnora Fazliu nga Mitrovica, vajza e një pacienti 70-vjeçar, që ka qenë i infektuar me koronavirus, e që ka vdekur në orët e hershme të së dielës, deklaroi për mediat se dyshon që babait të saj nuk i është dhënë ndihma e duhur mjekësore.

    Shoqata e të Drejtave të Pacientëve, pas vdekjeve të dyshimta në QKUK, kërkoi dorëheqjen e kreut të këtij institucioni, Basri Sejdiut.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se të dielën ka regjistruar nëntë të vdekur me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Numri i të vdekurve në Kosovë nga koronavirusi ka arritur në 75. IKSHPK-ja njoftoi se viktimat kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese, por nuk dha më shumë detaje.

    Rikthehen disa masa kufizuese kundër koronavirusit

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës po ashtu ka njoftuar se të dielën ka regjistruar edhe 152 raste të reja. Në Kosovë deri më tani janë regjistruar 3,508 raste pozitive me COVID-19. Prej tyre, 1,531 vazhdojnë të jenë raste aktive.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.