×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria fillon hetimet për hyrjen në Dhomën e Përgjimeve

    FrontOnline
    28 Maj 2020

    Prokuroria e Shtetit ka nisur hetimet ndaj deklaratave të Hashim Thaçit.

    I pari i vendit tha se kryetari i ekzekutivit, Albin Kurti së bashku me zëvendësin e tij, Haki Abazin dhe me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, kanë shkuar për tri ditë në Dhomën e Përgjimeve në PTK.

    Lajmin për nisjen e hetimeve e ka konfirmuar për Insajderin Ekrem Lutfiu, zëdhënësi i Prokurorisë.

    “Ju njoftoj se Prokurori i Shtetit është në fazën e grumbullimit të informatave për të vërtetuar nëse ekzistojnë elementet e veprës penale, që ndiqet sipas detyrës zyrtare”, ka thënë ai për Gazetën Insajderi.

    Presidenti Hashim Thaçi tha mbrëmë se tre nga njerëzit kryesorë të qeverisë këto veprime i kanë kryer pasi i kanë ndalur kamerat e sigurisë në institucionin e telekomunikacionit.

    “Albin Kurti, Haki Abazi dhe Xhelal Svecla, kanë vizituar dhomën e përgjimeve dhe kanë kryer vepër penale, duke i ndalur kamerat. Ata aty kanë qëndruar për tri ditë”, tha mbrëmë Thaçi në Dukagjin, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kryeminsitri në detyrë, Albin Kurti, akuzave të kundërshtarit të tij politik, iu ka dhënë përgjigje sot.

    “Ato janë gënjeshtra, shpifje, problemi me gënjeshtarët është që nuk mund të gënjejnë një herë, duhet të gënjejnë përditë, disa herë në ditë. Të gjitha ato shpifje për neve besoj që nuk do të duhej të ishin vetëm pyetjet tuaja për mua, po edhe pyetjet e prokurorit të shtetit për presidentin”, tha sot Kurti para gazetarëve, pas vizitës që ia bëri Shpend Ahmetit, ish-bashkëpartiakut të tij të dikurshëm, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Duket se këtyre protagonistëve të aferës “Pronto” u ka ngelur mendja te përgjimet atëherë kur e ushtronin italishten e filmave mafiozë dhe tash besojnë që ata me të cilët nuk pajtohen janë duke u marrë me imagjinatën e tyre, po e theksoj edhe një herë të mos humbin kohë me ta”, tha tutje Kurti.

    Gazeta Insajderi ka kërkuar sqarime të detajuara rreth kësaj çështjeje nga Zyra e Kryeminsitrit, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje.

    Pretendimet e Thaçit s’i ka komentuar as Xhelal Sveçla, u.d i ministrit të Punëve të Brendshme.

    “Nuk besoj që është koha të flasim për të, nuk është as vendi, ne jemi në qendrën e administratës që QKUK’së, unë mendoj që për këtë duhet të deklarohen në ndërtesën ngjitas, ekspertët që punojnë aty”, tha sot Sveçla pas vizitës që realizoi së bashku me Arben Vitinë në Qendrën Klinike Universitare.

    Gazeta Insajderi ka kërkuar sqarime të detajuara rreth kësaj çështjeje nga Zyra e ministrit të Brendshëm, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje.

    Menjëherë pas deklaratave të Presidentit, ka reaguar mbrëmë edhe zv.kryeminsitri në detyrë, Haki Abazi.

    “Më vjen keq që detyrohem të reagoj në formën e tillë, të drejpërdrejtë. Por, etapa e manipulimit të publikut dhe krijimi i konfuzioneve për qytetarët, duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë. Deklarata e tij [Thacit], është një gënjeshtër e plotë e kulluar. Nuk është bërë intereferimi në Qendrën Kombëtar të Sigurisë”, ka thënë Abazi në Klan Kosova.

    “Përgjegjës për mbarëvajtjen e takimeve aty janë personeli që ne e kemi trashëguar. Organet e hetuesisë, kam bërë thirrje publike që të merren me çështjen në fjalë dhe asnjë nga emrat e apostrofuar nga presidenti nuk kanë asnjë rol në zhdukjen e transkripit të takimit të Qendrës së Sigurisë Kombëtare”, ka thënë Abazi.

    Gazeta rreth kësaj çështjeje ka çuar pyetje edhe në Telekom, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.