×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Produktet dezinfektuese që mund të vrasin COVID-19 brenda dy minutash

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Me COVID-19 ende aktiv, shumë prej nesh ende po bëjmë gjithçka mundemi për ta mbajtur veten të sigurt.

    Një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë është të sigurohemi që i mbajmë gjërat të pastra. Kur bëhet fjalë për furnizimet e dezinfektimit, agjencia e mbrojtjes së mjedisit në SHBA ka miratuar dy produkte që do të ndihmojnë në mbrojtjen nga virusi brenda dy minutash.

    Më 6 korrik, agjencia bëri një deklaratë duke thënë se dy produkte dezinfektuese nga brendi Lysol mund të vrasin në mënyrë efektive coronavirusin në dy minuta: Lysol Disinfectant Spray dhe Lysol Disinfectant Max Cover Mist.

    Ky është grupi i parë i produkteve që janë parë si efektive në vrasjen e SARS-CoV-2. Sipas një zëdhënësi të agjencisë, këto dy produkte tani janë testuar në mënyrë adekuate kundër COVID-19.

    “Këto produkte janë të dallueshme për shkak të mënyrës si janë testuar. Meqenëse SARS-CoV-2 është një virus i ri, ai kohët e fundit është bërë i disponueshëm për testime laboratorike”.

    Këto dy produkte janë të parat për të cilat agjencia ka përfunduar rishikimin e të dhënave të testimit laboratorik që konfirmojnë se produktet janë efektive kundër SARS-CoV-2 kur përdoren sipas udhëzimeve të etiketës”, i thanë ata Yahoo Life.

    “Ndërsa këto dy produkte aktualisht nuk janë në dispozicion online, ne mund të presim që do të marrim më shumë udhëzime se cilat produkte pastrimi janë më të mirat për t’u përdorur ndërsa koha kalon. Agjencia është e angazhuar të identifikojë mjetet e reja dhe të sigurojë një informacion të saktë dhe të azhurnuar për të ndihmuar publikun të mbrojë veten dhe familjet e tyre nga coronavirusi i ri”, tha administratori i agjencisë Andrew Wheeler në një deklaratë për shtyp.

    Prekja e sipërfaqeve nuk është mënyra më e rrezikshme për të marrë coronavirusin, përkundrazi, ka më shumë të ngjarë që ta merrni virusin nga  kontakti i drejtpërdrejtë me pikat e frymëmarrjes të një personi të infektuar përmes kollitjes, teshtitjes ose bisedës.

    Prandaj mos harroni se duhet të mbani maskat, të lani duart dhe të mbani distancën fizike për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga infektimi. 

    Nga Rubrika
    Lifestyle14 Mars 2025
    Dashi Horoskopi i datës 14 mars 2025 nga Christine Haas Sot askush nuk do ju marrë seriozisht kështu që duhet më patjetër...
    Lifestyle13 Mars 2025
    Ka disa ushqime që edhe nëse konsumohen në sasi të vogla, sabotojnë çdo përpjekje për të humbur peshë. Studimet kanë treguar se...
    Lifestyle12 Mars 2025
    Mirësevini në horoskopin e Brankos për sot, e mërkurë, 12 mars 2025! Yjet flasin qartë dhe zbulojnë sekretet e fshehura në qiell....
    Të tjera
    Lajme14 Mars 2025
    Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim diplomatin francez në Kosovë, Olivier Guerot. Të dy bashkë kanë biseduar rreth zhvillimeve...
    Kronika14 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka dalë me informacione shtesë lidhur me aksidentin që ndodhi sot në në aksin rrugor Domoroc – Hodonoc të...
    Sport14 Mars 2025
    Avokati dhe përfaqësuesi juridik i Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj, ka njoftuar sot përfundimin e bashkëpunimit të tij me institucionin...
    Vip14 Mars 2025
    Largimi i Egli Takos nga shtëpia e “Big Brother Vip” shtangu banorët, megjithatë, më e papritura nuk ka ndodhur ende. Në promon...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u takua me homologen e tij nga Maqedonia e Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova. Përmes një postimi në Facebook,...
    Lajme14 Mars 2025
    Mark Rutte, sekretar i përgjithshëm i NATO-s, ka thënë se Kosova e Serbia duhet të bëjnë “kompromise të duhura” në dialogun e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.