×
  • Lajme
  • Lajme

    Problemet teknike me lista, veteranët paralajmërojnë padi për Qeverinë

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2021

    Mospërputhja e të dhënave në mes certifikatës se statusit të kategorive të dala nga lufta dhe listës elektronike po vazhdon të jetë problem për Zyrën për Çështjen e Kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së.

    Për shkak të këtij problemi këta të fundit nuk mund të lëshojnë vërtetime.

    Kjo po del të jetë problem për shumë veteranë që s’po mund t’i gëzojnë të drejtat e tyre.

    E nëse këto probleme vazhdojnë edhe më tutje, dikush po paralajmëron edhe padi për Qeverinë.

     “Unë kam shqetësime që po vijnë këtu në zyrë njerëzit. Unë ju kam drejtuar edhe departamentit që është në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe tjetër gjë unë nuk di çfarë të bëjë. Veteranët e luftës nëse nuk munden t’i gëzojnë të drejtat me ligj, mund ta padisin edhe qeverinë por edhe departamentin që nuk i rregullon këto probleme”, tha Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës.

    Për shkak të këtyre problemeve, Klinaku thotë se familjarët e veteranëve të vdekur, nuk po mund t’i gëzojnë të drejtat e tyre të përcaktuara me lidh.

    Ai në një prononcim për Front Online, fajin për këtë po ia lë edhe Prokurorisë.

     “Veteranët që vdesin, familjarët e tyre nuk po mund t’i gëzojnë pensionet që i kanë të garantuara me ligj dhe nuk paraqet problem për zyrën nëse është një problem teknik me ‘e’ ose ‘ë’ mirëpo Prokuroria ka bërë shkelje ligjore sepse nuk ka guxuar t’i marr origjinalet ose të paktën është dashtë që ta lej një kopje që të mos ketë zyra probleme teknike”, tha Klinaku.

     Afër 60 mijë veteranë e invalidë të luftës në lista zyrtare

    E nga zyra e kryeministrit kanë njoftuar për Front Online se numri i veteranëve të regjistruar është 53 mijë e 188.

    6 mijë e 168 janë invalidë të luftës.

    “Zyra për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së, ju informon se sipas listave elektronike që posedojmë ne si ZÇKDL e UÇK-së numri I veteranëve luftëtarë është 53,188 ndërsa invalidë janë 6,168 persona, dëshmorë 2,808 si dhe pjesëtarë 8,167 dhe Pjesëmarrës 5,596”, thuhet në përgjigjen e tyre për Front Online.

    Ish-drejtor i Zyrës për Çështjen e Kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së: Problemet teknike janë trashëguar nga qeveritë e kaluara

    Kryetari i OVL-UÇK në Pejë dhe ish-drejtor i Zyrës për Çështjen e Kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së,  Gazmend Syla, në një prononcim për Front Online ka komentuar çështjen e problemeve teknike në këtë zyrë.

    Syla ka thënë se problemet teknike janë trashëguar edhe prej qeverive tjera.

    “Kjo zyre ka ekzistuar edhe më herët, këto probleme teknike nuk kanë dalë në pah tash. Problemet teknike janë trashëguara edhe prej qeverive tjera, edhe unë kur kam qenë në këtë zyre të njëjtat probleme i kam trashëguar. Rreth 100 mijë persona kanë pasur nevojë për atë zyre dhe unë i kuptoj punëtorët që kanë bërë gabime teknike, është shumë habi që këto nuk janë theksuar edhe gjatë qeverive tjera se po e njëjta zyrë është”, tha Syla për Front Online.

     Jashari: Nuk ka pasur probleme teknike në listat e veteranëve sa ishim ne

    Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, në një prononcim për Front Online, ka thënë se për shkaqe të vogla teknike nuk duhet të ndalohet puna.

    Ai e mohon të ketë patur probleme teknike të tilla në të kaluarën derisa ka qenë pjesë e kësaj zyre.

     “Këta nuk janë duke e kryer detyrën për çfarë është krijuar ajo zyre se mund të ketë gabime të një shkronjë edhe kësaj i referohen mirëpo duhet me ditë që gabime teknike munden të ndodhin. Nuk duhet që për shkaqe të vogla teknike t’i kthejnë njerëzit dhe të mos ju kryejnë punë. Nuk ka ndodh sa kemi qenë ne sepse kur janë shtypur dokumentacionet në databazë kanë mundur të ndodhin gabime të tilla. Unë mendoj që ky nuk është problem fare sepse ky vërtetohet me të gjitha dokumentacionet tjera”, shtoi Jashari për Front Online.

     

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Lajme09 Maj 2024
    Ambasadori italian në Beograd, Luca Gori ka thënë se ende nuk ka ardhur koha për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës...
    Lajme09 Maj 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Palestina, edhe pse në Gaza në gjendje lufte, ka arritur të...
    Lajme09 Maj 2024
    Me organizimin e referendumit në katër komunat veriore të vendit, Kosova konstatoi se ka përmbushur marrëveshjen katërpikëshe me Bashkimin Europian që u...
    Të tjera
    Kronika09 Maj 2024
    Policia e Kosovës i ka iniciuar katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit. Tri nga këto raste raportohet...
    Kronika09 Maj 2024
    Është raportuar i zhdukur një burrë në Prishtinë. Sipas njoftimit 24-orësh të Policisë, dyshohet se ai është larguar me automjetin e tij...
    Kronika09 Maj 2024
    Policia e Kosovës me datën 08.05.2024 rreth orës 02:40 në rrugën’’Rexhep Bislmi’’ në Ferizaj ka ndaluar dy shoferët : B.Z. i moshës...
    Kronika09 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 14 orëve të fundit kanë ndodhur 25 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 39...
    Lajme09 Maj 2024
    Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike në Maqedoni të Veriut, Fatmir Bytyqi, ka njoftuar se pas rezultatit të sotëm të LSDM-së, jep dorëheqje nga...
    Lajme09 Maj 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, për FrontOnline thotë se masat e Bashkimit Evropian që janë vendosur ndaj Kosovës, janë të padrejta...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.