×
  • Lajme
  • Lajme

    Pritja e rezultateve të koronavirusit, deri në 5 ditë

    FrontOnline
    19 Gusht 2020

    Flora Gjonbalaj, teknike e anestezionit që punon në Repartin e Anesteziologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, tashmë e një muaj ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit, që shkakton sëmundjën COVID-19.

    Flora, e cila punon qe 16 vite në këtë repart, dyshon se është infektuar nga kolegët e saj, punonjës shëndetësorë.

    Spitalet me kapacitete të kufizuara e staf shëndetësor të infektuar.

    Gjonbalaj, e cila është edhe kryetare e Shoqatës së Infermierëve të Anestezionit dhe të të sëmurëve kritikë, mendon se është e nevojshme që testimi i stafit mjekësor të bëhet në mënyrë të rregullt.

    “Kjo është një pakujdesi e madhe. Unë mendoj se testimi duhet të bëhet në mënyrë të rregullt për personel shëndetësor, pasi është nevoja e madhe për staf mjekësor”, thotë ajo.

    Gjonbalaj thotë se edhe pse vazhdimisht ka pasur kontakte më personat e infektuar më koronavirus, testin ka arritur ta bëjë vetëm pas shfaqjes së simptomave.

    “Testimet janë bërë me kërkesën tonë, kemi qenë këmbëngulës për t’u testuar”, tha Gjonbalaj për Radion Evropa e Lirë.

    Edhe Federata Sindikale e Shëndetësisë në Kosovë po kërkon urgjentisht të bëhen më shumë teste për koronavirus, për punëtorët shëndetësorë, në mënyrë që situata të jetë në kontroll.

    Kryetari i kësaj sindikate, Blerim Syla, tregon se deri 1.100 ka shkuar numri i mjekëve, infermierëve dhe stafit përcjellës të infektuar me koronavirus, kurse nuk dihet numri i personave të izoluar.

    Stafi shëndetësor që po trajton të prekurit me koronavirus, “shumë i lodhur”

    Nga mungesa e personelit shëndetësor, thotë Syla, kujdesi ndaj pacientëve po rrezikohet.

    “Unë kam insistuar vazhdimisht tek Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) që të kenë prioritet punëtorët shëndetësorë në testime”, thekson Syla.

    Përveç nevojës së testimeve, Syla thotë se edhe rezultatet e testimeve duhet të publikohen shumë shpejtë, sepse sipas tij, mungesa e stafit mund të paraqesë sfidë serioze në trajtimin adekuat të pacientëve, jo vetëm me COVID-19, por edhe rastet tjera.

    “Ajo që më brengos mua është se rezultatet vijnë vonë. Kjo duhet të jetë prioritet, jo pse janë punëtorë shëndetësorë, por këta duhet të ofrojnë shërbime mjekësore. Imagjino, nëse ka simptoma dhe punëtori sot e bënë testin, duhet të pres 4 deri në 5 ditë për rezultate. Po shpresojmë që të rriten kapacitetet në Institut dhe atëherë mos të kemi më probleme”, tha Syla .

    Infektologu Salih Ahmeti, thotë se testimi i personelit mjekësor është i një rëndëise të veçantë, pasi përveç që rrezikohet shëndeti i tij, rrezikohet ofrimi i shërbimeve mjekësore ndaj pacientëve.

    “Testimet e shpeshta të tyre na japin një pasqyrë më të qartë për personat e mundshme, sidmos që kanë infeksion dhe parandalimin e tyre, pasi COVID-19, është sfidë të veçantë në mesin e shumë sfidave tjera, ka format asimptomatike dhe përhapjen e infeksionit nga personat asimptomatikë”, tha Ahmeti për Radion Evropa e Lirë

    Trajtimi i pacientëve me doreza të vogla ose të mëdha

    Në Ministrinë e Shëndetësisë ndërkaq pohojnë se punëtorët shëndetësor testohen sipas indikacioneve mjekësore dhe sipas prioriteteve.

    Nga Zyra për informim e kësaj ministrie, thonë se “prioritet kanë stafi që ofron shërbime mjekësore drejtëpërdrejtë me personat e infektuar me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi” .

    Në përgjigje ndërkaq thuhet se “shumica nga ta tashmë e kanë kaluar koronavirusin, por ka edhe të atillë që janë në mjekim”.

    Janë bërë gjashtë muaj prej raportimit të rasteve të para me koronavirus në territorin e Kosovës. Deri më tani, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 416, i të infektuarve në 11.686 ndërsa janë shëruar gjithsej 7.562 persona.

    Aktualisht në Kosovë, raste aktive me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri janë 3.708.

    Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, aktualisht janë të shtrirë 544 pacientë, prej tyre 439 janë të infektuar me koronavirus dhe po trajtohen në klinika dhe spitale.

    Në raportin ditor të SHSKUK-së është thënë se 19 pacientë janë në respiratorë, 22 janë duke u trajtuar me makinat e frymëmarrjes, CPAP, derisa 358 të tjerë janë me oksigjenoterapi.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, për FrontOnline, ka kritikuar Qeverinë Kurti, për shpenzimet e saj në udhëtime dhe telekomunikime, duke...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Pritjet për të hyrë në Kosovë tek pika kufitare e Dheut të Bardhë arrijnë deri në 1 orë. Sipas të dhënave të...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, kritikoi Qeverinë për rritjen e shpenzimeve të parasë publike, duke theksuar se statistikat zyrtare tregojnë një rritje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Një burrë është arrestuar në Nju Jork në lidhje me vdekjen e një gruaje, e cila u dogj për vdekje në një...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico ka bërë një vizitë të papritur në Moskë për bisedime me Vladimir Putinin- duke u bërë lideri...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Policia ka njoftuar se dje Stacioni Policor në Rahovec ka pranuar një raportim lidhur me një rast të kanosjes. Një person ka...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Rënia e Qeverisë së Bashar al-Assadit nga duart e rebelëve, përfshirë atyre të mbështetur nga Ankaraja, e ka bërë Turqinë forcë të...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Forumi për Transparencë do të organizojë sot konferencën përmbyllëse “Transparenca parlamentare: Arritjet e deritanishme dhe prioritetet për të ardhmen”. Kjo konferencë do...
    Vip23 Dhjetor 2024
    Shkodra Elektronike është shpallur fituese e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës. Shqipëria këtë herë do të përfaqësohet në Eurovision me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.