Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona, tre meshkuj kosovarë dhe dy femra braziliane, nën dyshimin se kanë kryer prostitucion.
Arrestimi ka ndodhur pasditën e së enjtes, teksa rasti për të dyshuarit është dërguar me procedurë të përshpejtuar në gjykatë.
“Prishtinë 25.08.2022-16:00. Janë arrestuar pesë të dyshuar, dy femra shtetase braziliane dhe tre meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën e lartëcekur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në procedurë të shpejt në gjykatën kompetente”, njofton Policia.