×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani priti në takim Ambasadorin e Francës

    FrontOnline
    18 Prill 2024

    Presidentja Vjosa Osmani priti në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, z. Olivier Guérot. Pas votimit pro anëtarësimit të Kosovës me më shumë se dy të tretat e deputetëve në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në takim u diskutua për zhvillimet dhe pritshmëritë përpara mbledhjes së Komitetit të Ministrave.

    Në mes tjerash, Presidentja Osmani dhe Ambasadori Guérot diskutuan edhe për mbajtjen peng të qytetarëve, si dhe arrestimin e policëve të Kosovës nga ana e Serbisë në zonat kufitare.

    Presidentja Osmani potencoi se dihet qartë se kush qëndron pas kësaj dhe se ku duhet kërkuar përgjegjësi. Për më tepër, ajo potencoi se trajtimi johuman dhe bllokimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve, përbën shkelje serioze të të drejtave të njeriut. Ajo ka cekur po ashtu, se këto zhvillime krijojnë atmosferë të rënduar dhe frike në mesin e qytetarëve.

    Me këtë rast, Ambasadori Guérot e përgëzoi Presidenten Osmani për organizimin e suksesshëm dhe mbarëvajtjen e edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2024
    Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka, ka treguar se sfidat me të cilat përballen zjarrfikësve e Kosovës janë adresuar edhe tek...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Policia në Stamboll ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë protestuesit që u përpoqën të çanin një barrikadë për...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Kalimi kufitar verior i Rripit të Gazës me Izraelin është hapur për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza...
    Lajme01 Maj 2024
    Njëri nga të plagosurit në Lupç të Podujevës është liruar nga emergjenca dhe më pas është marrë nga Policia e Kosovës. Pamjet...
    Sport01 Maj 2024
    Mbrëmë (e martë) në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në mes të Bayern Munichut dhe Real Madridit që përfundoi...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se pas protestës së 1 majit nuk ka komunikuar me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.