Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot po qëndron në Hagë ku do të intervistohet nga Dhomat e Specializuara.
Sipas informacioneve të para, kreu i shtetit do të intervistohet rreth orës 13:00.
Ndërsa pritet mbërritja e Thaçit në objektin e Dhomave të Specializuara, aty tashmë janë mbledhur disa shqiptarë të cilët po protestojnë.
Ata mbajnë pankarta në duar që në gjuhë angleze kërkojnë drejtësi për krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.