Pas fjalëve të Edi Ramës në Kuvend ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta me anë të një statusi në Facebook.
Kreu i shtetit e quan kryeministrin “Mister 1 prilli”, ndërsa i bën thirrje të mos guxojë të vërë dorë mbi marrëveshjen e “5 qershorit”.
Meta shkruan më tej se po u prek marrëveshja e “5 qershorit”, ai do të jetë në çdo shesh.
“Mister 1 Prilli, ti gënjen edhe kur s’e hap gojën. MOS GUXO të vesh dorë mbi Marrëveshjen e 5 Qershorit! Shqipëria kurrë s’ka njohur trafikant më të papërgjegjshëm se sa ti, peng i bandave dhe armiqve të Shqipërisë. Po e preke 5 qershorin, Ilir Metën do e kesh në çdo shesh të Shqipërisë dhe ti do ëndërrosh fatin e shokut tënd që ngeli dhe pa parti. Nëse ndonjë mik i huaj të është ankuar për mua, kërkoji leje se e publikoj unë se çfarë i kam thënë, që ta dëgjojë mbarë bota se për ç’miq bëhet fjala”, ka reaguar Meta./A2 CNN