×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Presidenti i Gjermanisë: Zbardhja e së shkuarës është premisë pajtimi në Bosnjë-Hercegovinë

    FrontOnline
    11 Korrik 2020

    Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier me rastin e ditës përkujtimore 25 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë tërheq vëmendjen për zbardhjen e mëtejshme të këtij kapitulli.

    ‘Kujtesa për vuajtjen dhe dhimbjen është kompenentja kryesore për pajtimin. Në të bën pjesë gjithashtu edhe zbardhja penalisht e asaj që ka ndodhur”, tha Steinmeier në një video-mesazh në ceremoninë qendrore të shtunën (11.07). Por me kaq nuk është realizuar gjithçka. „Duhet të ndërtohen ura lidhëse, atje ku janë shkatërruar lidhjet e vjetra. Duhet krijuar besimi, aty ku ka vringëlluar retorika plot urrejtje e luftës. Duhet vendosur filli i bisedimit, aty ku për shumë kohë nuk është thënë më asnjë fjalë”, tha presidenti i Gjermanisë.

    Gjatë një masakre të njësive serbe nën drejtimin e Ratko Mladiç gjatë luftës së Bosnjes më 13 deri më 17 korrik 1995 u vranë mbi 8.100 burra boshnjakë.

    Steinmeier theksoi, që plagët, që u shkaktuan para 25 vjetësh, nuk janë shëruar ploitësisht. „Për këtë përgjegjëse është edhe retorika e përsëritur, e cila vendos në epiqendër atë çfarë ndan, ndërkohë që duhet të dominonjë vlerat e përbashkëta, ndarja bashkarisht e shqetësimeve dhe problemeve, dëshira për një të ardhme për fëmijët në një Bosnje-Hercegovinë europiane”, tha ai.

    Këtë të shtunë bëhet varrimi i tetë viktimave të masakrës së Srebrenicës në Qendrën e Memorialit në Srebrenicë, ku janë identifikuar eshtrat e tyre gjatë muajve të kaluar. Në ceremoni fillimisht ishte planifikuar të merrnin pjesë deri në 100.000 vetë. Por në sfondin e pandemisë Corona organizatorët përballen me kufizime të shumta. Kjo vlen edhe për marshimin e paqes të planifikuar me pjesëmarrjen e rreth 10.000 vetëve.

    Me rastin e kësaj ceremonie përkujtimore presidenti gjerman Steinmeier „u uroi të gjithë aktorëve politikë të kenë guximin e duhur që më në fund të përballen me trashëgiminë historike dhe bashkarisht të mbështesin zbardhjen shoqërore të saj”. Ky është kushti për një zhvillim paqësor dhe të qendrueshëm të vendit dhe të të gjithë rajonit në rrugën drejt Europës, sipas tij.

    Ky det me shtylla të bardha (memoriali), tregon se ku mund të çojnë fjalimet dhe veprimet e mbarsura me urrejtje, nënvizoi presidenti gjerman. “Eshtë detyrë dhe përgjegjësi e ne të gjtihëve që të konceptojmë një të ardhme të përbashkët – të çliruar prej urrejtjes dhe dhunës”, theksoi presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.