×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pompeo: Kurrë nuk do ta harrojmë tragjedinë në Srebrenicë

    FrontOnline
    11 Korrik 2020

    Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dërgoi mesazhin e tij sot në përkujtimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, në të cilin tha se pas 25 vitesh ata kanë detyrim të ndërtojnë një të ardhme më të qetë dhe më me prosperitet.

    “Sot po shënojmë një përvjetor të trishtuar, 25 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës”, theksoi ai.

    “SHBA-ja është angazhuar të mos e harrojë kurrë këtë tragjedi. Ne e ndajmë pikëllimin me familjet që kërkuan pa pushim drejtësi. për tetë mijë jetët e pafajshme të humbura, gjatë gjithë këtyre viteve”, shtoi Pompeo.

    Pompeo nënvizoi se SHBA-ja qëndron pranë miqve të saj të shkëlqyer në Bosnje Hercegovinë.

    “Një gjeneratë e tërë është rritur që nga ajo ditë e tmerrshme. Ata që mbajnë mend atë që ndodhi një çerek shekulli më parë, kanë detyrim të ndërtojnë një të ardhme më të qetë dhe të prosperuar në demokraci. Të ndërtojmë një të ardhme që do të jetë e mirë për të gjithë popujt, pavarësisht racës dhe fesë dhe të bashkohemi në vlerat e përbashkëta të bazuara në të drejtat e individëve”, theksoi Pompeo.

    “Të bëjmë që e ardhmja, me shumë mësime nga Srebrenica të mbahet mend dhe të mos përsëritet kurrë, të jetë një dritë. Sot, SHBA shpreh përkushtimin e saj për këtë qëllim së bashku me partnerët e saj në Bosnjë e Hercegovinë dhe në botë”, shtoi Pompeo në mesazhin e tij..

    Kujtojmë se më shumë se 8000 meshkuj muslimanë boshnjakë u vranë pasi forcat serbe sulmuan “zonën e sigurt” të Srebrenicës në korrik të vitit 1995, pavarësisht pranisë së trupave holandeze të ngarkuara për të vepruar si paqeruajtës ndërkombëtarë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, në një reagim për “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2CNN, ka...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Alsati ka raportuar se në stacionin policor në Karposh në Shkup, në pyetje po merret ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Kjo sa...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Në orët e hershme të mëngjesit të 16 marsit, pas një zjarri të madh në një diskotekë në Koçan mbetën të vdekur...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Alsati ka raportuar se në stacionin policor në Karposh në Shkup, në pyetje po merret ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Kjo sa...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Në orët e hershme të mëngjesit të 16 marsit, pas një zjarri të madh në një diskotekë në Koçan mbetën të vdekur...
    Lajme16 Mars 2025
    Një vilë është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në Brezovicë. Lidhur me rastin detaje ka dhënë Policia e Kosovës. Zëdhënësi për...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Pas tragjedisë në Koçan, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti ka bërë të ditur se sonte në sheshin “Skënderbeu” në Shkup...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Arrestohet ish-sekretarja shtetërore e ministrisë së Ekonomisë, Razmina Çekiç. Ish-sekretarja shtetërore e ministrisë së Ekonomisë, është njëra ndër të ndaluar në lidhje...
    Sport16 Mars 2025
    Stacionimi i forcave paqeruajtëse në Ukrainë, siç është propozuar nga Britania dhe Franca, në rast të arritjes së ndonjë armëpushimi me Rusinë,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.