×
  • Lajme
  • Lajme

    Politikanët e tërhequr

    FrontOnline
    11 Shtator 2019

    Nga gara zgjedhore e 6 tetorit janë tërhequr vullnetarisht ose janë detyruar të tërhiqen disa politikanë nga shumë subjekte politike në Kosovë. Për arsye të ndryshme figura të rëndësishme të partive, por edhe ish-deputetë nuk do të jenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në legjislaturën e ardhshme.

    Për zgjedhjet e parakohshme, që do të mbahen më 6 tetor, të gjitha subjektet politike në vend i kanë bërë gati listat e kandidatëve që do të garojnë për deputetë. Mirëpo në këto lista mungojnë shumë figura kyçe të partive, të cilat për qejf ose zor janë tërhequr nga gara zgjedhore.

    Disa për arsye personale, disa për shkak të vendimeve të partisë e disa të tjerë për shkak të akuzave për “Korrupsion” e vepra të tjera, nuk do ta kenë mundësinë e marrjes së mandatit të deputetit në zgjedhjet e ardhshme, shkruan më tutje Gazeta ‘Zëri’.

    Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit jashtë listës së kandidatëve për deputetë i ka lënë disa figura të rëndësishme të partisë duke përfshirë këtu kryetarin Isa Mustafën, ish-kryetarin Fatmir Sejdiun dhe familjarë të kryetarit të parë të kësaj partie, njëherësh edhe themeluesit të LDK-së Ibrahim Rugovës./Front Online/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.