Policia është ende në kërkim të 16 vjeçarit nga Resnja, i cili dje pasdite është zhdukur në ujërat e Liqenit të Prespës, në lagjen turistike Pretor.
Policia njofton se ende nuk është gjetur 16-vjeçari dhe se për momentin nuk mund të japin detaje rreth rastit.
Ndryshe, që nga mbrëmja e djeshme zhytësit shpëtimtarë po kërkojnë trupin e 16-vjeçarit, i cili pretendohet se është mbytur pasi është përmbysur një barkë me pedale.