
Arkivoli i George Floydit u vendos në një makinë varrimi dhe u shoqërua nga policia përsëri në një shtëpi funeralesh, pas një memoriali publik në një kishë të Houstonit të hënën.
Rreth 6 mijë persona morën pjesë në memorial, para se ai të varroset sot me një ceremoni private varrimi, raporton “Aljazeera”.
Floyd, 46 vjeç, do të varroset pranë nënës së tij.
Ai ka vdekur më 25 maj, pasi një oficer i bardhë i policisë e ka shtypur me gju në pjesën e pasme të qafës.
Floydi është ndaluar nga policia nën akuzat se ka krijuar një faturë false, në vlerë prej 20 dollarësh, shkruan REL-i.
Vdekja e tij ka shkaktuar protesta masive kundër racizmit në SHBA, të cilat janë përhapur edhe në pjesë të tjera të botës.
Të katër policët që kanë marrë pjesë në ndalimin e Floydit janë pushuar nga puna dhe janë akuzuar për vrasje ose për bashkëfajësi në vrasje.