×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia reagon pas tubimit të Lëvizjes Vetëvendosje në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

    FrontOnline
    13 Maj 2020

    Policia e Kosovës ka reaguar pas tubimit të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Në një komunikatë të PK’së për media thuhet se mbajtjet e tubimeve publike dhe protestat duhet të organizohen në pajtim me ligjin mbi tubimet publike

    Policia thotë se tybimet publike dhe protestat duhet të organizohen në pajtim me ligjin mbi tubimet publike, përfshirë marrjen e lejeve nga autoritetet kompetente dhe njoftimin e Policisë së Kosovës.

    “Legjislacioni në fuqi përcakton se çdo tubim publik duhet të lajmërohet nga organizatori apo përfaqësuesi i tij nën kushtet dhe afatin e paraparë ligjor gjë që nuk ka ndodhur me tubimet/manifestimet e fundit. Ligji për tubimet publike përcakton se lajmërimi i tubimeve publike duhet të bëhet më së voni shtatëdhjetë e dy (72) orë para se të mbahet tubimi i qetë publik”, thuhet në njoftimin e PK’së.

    “Legjislacioni në fuqi rregullon çështjen e mbajtjes së tubimeve publike, duke përcaktuar edhe kufizime apo ndalesat, nëse tubimet publike rrezikojnë rendin, qetësinë dhe sigurinë publike, sa i përket lirisë, dhe të drejtave të njerëzve të tjerë, moralit dhe shëndetit publik”, theksohet në komunukatën e policisë.

    “Për shkak të gjendjes së krijuar në vendin tonë nga pandemia COVID-19, Ministria e Shëndetësisë në konsultim me Institutin Kombëtar për shëndet publik kanë vendosur disa masa mbrojtëse dhe kufizim të lëvizjes për banorët e Kosovës. Duke u bazuar në këto vendime organizatorët e tubimeve publike duhet që të sigurohen që pjesëmarrësit e tubimeve publike gjatë tërë kohës së tubimit të kenë masat mbrojtëse, mbajnë distancën nga njëri tjetri (2 metra) si dhe të kenë të drejtën e daljes sipas kohës së përcaktuar ( dy herë nga 90 min, i lejuar nga Ministria e Shëndetësisë në bazë të numrit të parafundit të letërnjoftimit)”, theksohet në komunikatën e PK’së.

    “Policia e Kosovës përmes këtij njoftimi zyrtar, ka për qëllim të informojë opinionin publik, që përveç rolit në zbatimin e ligjit, në funksion ka për implementim planin e gatishmërisë dhe reagimit kundër Coronavirus-it të ri COVID-19, që parasheh masa shtesë në interes të ruajtjes së shëndetit publik dhe parandalimit të përhapjes së pandemisë”, thekson PK’ja.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.