×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    Policia njofton për bllokimin e disa rrugëve të kryeqytetit përshkak të Finales së Kupës së Kosovës

    FrontOnline
    04 Qershor 2023

    Nesër do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës mes SC Gjilanit dhe FC Prishtinës

    Ndërsa Policia e Kosovës ka njoftuar për bllokimin e disa rrugëve të kryeqytetit të cilët janë përreth stadiumin legjendar “Fadil Vokrri” shkruan FrontOnline.

    “Ju njoftojmë se për shkak të ndeshjen e futbollit , e cila do të zhvillohet nesër, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Drejtoria Rajonale e Policisë –Prishtinë, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura policore për të ofruar siguri për ë gjithë pjesëmarrësit si dhe ka ndërmarrë masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në kryeqendër, me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik si dhe një ambient i qetë dhe i sigurt”.

    “Policia e Kosovës për të evituar bllokadat në rrugë, kolonat e gjata të automjeteve, për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales, do të veproj në të gjitha rrugët të cilat lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”, duke formuar pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të automjeteve, si dhe vendosjen e rregullit përgjatë atyre rrugëve”, thuhet në njoftim.

    Policia e Kosovës poashtu ka bërë të ditur se bllokimi i rrugëve do të ndodhë që nga ora 07:oo në mëngjes.

    “Plani në fjalë do të filloj të implementohet nesër (05.06.2023), që nga ora 07:00 deri në përfundim të ndeshjes. Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusim qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre drejt stadiumit të qytetit me vetura”, thuhet tutje në njoftim.

    /FrontOnline/

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë të pavërteta kur deklaron se...
    Lajme19 Maj 2024
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot është djegur një kontejner i mbeturinave. Në njoftim thuhet se falë reagimit të qytetarëve është...
    Lajme19 Maj 2024
    Ka vdekur ditën e shtunë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mehmet Bylykbashi. Më parë, i ndjeri kishte kërkuar ndihmë edhe për...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Kroacia vazhdon të tregoj mbështetjen e saj në forcimin e sigurisë në Kosovë. Si rezultat i kësaj, nesër do të dërgojë kontingjentin...
    Lajme19 Maj 2024
    Sindikata e Policisë së Kosovës sot ka mbajtur kuvendin e përgjithshëm, që e vetmja pikë në rendin e ditës ishte shkarkimi i...
    Vip19 Maj 2024
    Zayn Malik e ka mbajtur koncertin e tij të parë të premte e kësaj jave që prej kur është larguar nga grupi...
    Sport19 Maj 2024
    Me fillim nga ora 17:00 do të zhvillohet ndeshja e katërt e serisë finale të Playoff-it të Prince Caffe Superligës së Kosovës...
    Lajme19 Maj 2024
    Pas presidentes Vjosa Osmani, nënsekretarja amerikane për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Në fokus...
    Lajme19 Maj 2024
    Arian Vranica, nga Shoqata e Gastronomëve thotë “Front Online” se me mungesë të fuqisë punëtore po përballet sektori i gastronomisë. Vranica thekson...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.