Në tri ditët e fundit, Policia në Mitrovicën e Jugut, ka identifikuar dhe ka gjetur tri vetura, që ishin raportuar kohë me parë si të vjedhura në qytete të ndryshme të Kosovës.
Një bashkëveprim i mirë ndërmjet Policisë në Mitrovicë dhe stacioneve policore Podujevë, Pejë e Rahovec, ka rezultuar që veturat e vjedhura në këto qytete të gjenden nga Policia në lokacione të ndryshme në Mitrovicë.
Hetimet e ndërmarra, përfshirë ekzaminimin e veturave dhe lokacioneve ku janë gjetur veturat, janë bërë në bashkëveprim me hetuesit e stacioneve përkatëse policore. Pas procedurave të nevojshme veturat në fjalë janë marrë nga stacionet përkatëse për t’ua kthyer pronarëve.
Veprimet e mëtejshme hetimore do të vazhdojnë në mënyrë të sinkronizuar ndërmjet hetuesve policorë, me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të kryesve të këtyre veprave.

Të tjera
-
23:17 | 27 Dhjetor 2020
-
23:11 | 27 Dhjetor 2020
-
23:01 | 27 Dhjetor 2020
-
22:56 | 27 Dhjetor 2020
-
22:46 | 27 Dhjetor 2020
-
22:44 | 27 Dhjetor 2020
-
22:43 | 27 Dhjetor 2020
-
22:34 | 27 Dhjetor 2020
-
22:23 | 27 Dhjetor 2020
-
22:12 | 27 Dhjetor 2020
-
22:09 | 27 Dhjetor 2020
-
Vip/KulturaJa çka i bën burri Linda Halimit në pishinë22:02 | 27 Dhjetor 2020