Dje u gjet pa shenja jete një e moshuar nga Dobërçani i Gjilanit, e cila ishte raportuar si e zhdukur.
Policia ka dhënë detaje në lidhje me këtë rast, duke njoftuar se ajo është gjetur në një përrua të fshatit, përcjell Klankosova.tv.
“Është raportuar se viktima femër kosovare, e cila ishte e raportuar person i zhdukur, më 05.07.2024 është gjetur pa shenja jete në një përrua të fshatit”.
“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje në raportin e policisë.