ArrestimeKëshilli Prokurorial i KosovësPolicia e KosovësPolicia e Kosovës ka dhënë sot detaje për arrestimin e zyrtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Policia ka bërë të ditur se të arrestuarit janë një mashkull dhe një femër, të cilët dyshohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Në raportin policor bëhet e ditur se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Ndryshe, një ditë më parë është arrestuar drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Lavdim Krasniqi dhe një zyrtare.
“Prishtinë (NN) 01.03.2021 – 16:00. Janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovar/e, zyrtar të Këshillit Prokurorial të Kosovës, nën dyshimin e bazuar që kanë keqpërdoru pozitën apo autoritetin zyrtar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje’.