×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje rreth vdekjes së 7-vjeçares

    FrontOnline
    05 Gusht 2020

    Një vajzë 7 vjeçe ka vdekur dje pasi i është përkeqësuar gjendja gjatë trajtimit mjekësor në një ordinancë private. Ajo ishte dërguar në QKUK, por nuk ka arritur të mbijetojë. Detaje rreth këtij rasti ka dhënë Policia e Kosovës.

    Përmes raportit 24-orësh, Policia ka bërë me dije se për këtë rast janë intervistuar tre dëshmitarë.

    Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

    “Prishtinë 04.08.2020 – 10:30. Është raportuar se viktima femër kosovare (e mitur) dyshohet se ka ndërruar jetë gjatë një ekzaminimi. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa tre dëshmitarë meshkuj kosovarë janë intervistuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

    Për këtë rast ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë, e cila ka bërë të ditur se e mitura i ishte nënshtruar një rezonance magnetike mëngjesin e së martës.

    MSH-ja ka njoftuar se Inspektorati Shëndetësor do të vazhdojë hetimet rreth këtij rasti dhe së shpejti do të hartojë raportin përfundimtar rreth të gjeturave të inspektimit.

    “Inspektorati Shëndetësor vazhdon hetimet rreth këtij rasti dhe së shpejti do të hartojë raportin përfundimtar rreth të gjeturave të inspektimit në këtë rast”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

    Ndërkohë, mjeku i klinikës ku është trajtuar 7-vjeçarja, Arben Kutllovci, përmes telefonit, ka thënë se vetë familja e tashmë të ndjerës kishte kërkuar që rezonanca magnetike të bëhej me anestezion.

    “Zakonisht doza e anestezionit llogaritet në bazë të peshës trupore të pacientit… E keqja është që pacientja ka ndërruar jetë por sa na përket neve, ne jemi krejtësisht të pastër në këtë punë. Janë disa gjëra që garancione 100% nuk të jep askush. Unë këtë paciente e kam trajtuar edhe më herët. Këta edhe më herët kanë ardhur dhe i kanë kryer ekzaminimet. Kësaj radhe kanë kërkuar që të përdoret edhe anestezioni. Anesteziologët kanë ardhur por unë nuk kam qenë fare aty”, deklaroi Arben Kutllovci.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës, ka akuzuar ashpër Qeverinë Kurti për mungesë vizioni dhe qeverisje të dështuar. Madje vendimin e dhënë sot, për...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Ish-kryenegociatori, Avni Arifi ka reaguar ndaj vendimeve të kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për logjikë mashtruese dhe përpjekje për të manipuluar...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Agim Hyseni, është emëruar të premten në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në vend të Resul Makreshit,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një helikopter është rrëzuar mëngjesin e sotëm në spitalin Mugla në jugperëndim të Turqisë, ku si pasojë humbën jetën katër anëtarë të...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti u pyet për refuzimin për ta takuar kryesindikalistin e sektorit privat, Jusuf Azemi i cili ka thënë për Front...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Shqipëria zyrtarisht e ka bllokuar për një vit qasjen në rrjetin social TikTok. Vendimi u mor ditën e djeshme nga ekzekutivi shqiptar....
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Niveli i kërcënimit po rritet në arenën globale, por nuk ka nevojë të trembni njerëzit duke folur për Luftën e Tretë Botërore....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se “shpërndajra e buxhetit të shtetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik”, ndërsa...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Gresa u ka treguar konkurrentëve se me kë ka biseduar në telefon për herë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.