Zjarri fillimisht shpërtheu në pyll dhe shumë shpejt u përhap në një ndërtesë banimi.
Policia e Kosovës ka dhënë disa detaje lidhur më këtë rast i cili ka ndodhur të premten pasdite,
“Si pasojë e një zjarri janë djegur tri ndërtesa të vjetra. Në këto objekte kanë qenë duke banuar disa familje të cilat janë evakuuar me kohë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe eksperti komunal i zjarrit sipas të cilit zjarri është shkaktuar nga instalimi i vjetër i energjisë elektrike dhe erërat e forta”, njoftoi policia e Kosovës.

