
Pak më parë ka ndodhur një aksident trafiku në afërsi të Mensës së Studentëve në Prishtinë, raporton “Front Online”.
Rastin për portalin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.
Flora Ahmeti zëdhënëse e policisë ka thënë për “Front Online”, se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. E nga ky aksident sipas saj kanë mbetur të lënduar dy persona.
“Rreth orës 16:00 në afërsi të Qendrës së Studentëve ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Në këtë aksident dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësitit i Trafikut Rajonal”, ka thënë ajo. /Front Online