Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar nën dyshimin se të njëtit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri tjetrit. Ngjarja ka ndodhur në Gjakovë, mbrëmjen e së hënës.
Një gjë e tillë është njoftuar nga vetë Policia e Kosovës me anë të një komunikate për media, derisa bëhet e ditur se nga të dyshuarit janë konfiskuar dy thika.
Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim në spital.
“Gjakovë 10.10.2022 – 17:42. Janë arrestuar tre meshkuj kosovar pasi të njëjtit ishin përfshirë në një përleshje fizike-rrahje në mes veti. Gjatë rrahjes të dyshuarit kanë përdorë edhe mjete të mbrehta-thika. Si pasoj e rrahjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe u është ofruar tretman mjekësorë. Nga të dyshuarit janë konfiskuar dy thika”, thuhet në komunikatë.
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i treti është liruar me procedurë të rregullt.